Gruaja
Piktura në galeri dhe “Da Vinci me IPad”
“Soditja e një pikture në galeri, dhuron një shkëmbim ndjenjash, ajo tregon edhe një histori apo një rrugëtim të piktorit. Nuk mund ta paramendoj se si do të reagonte Da Vinci me një IPad”, thotë piktorja Zoge Rexhaj
“Aty ku fantazitë nuk kanë kufij. Aty ku nuk ka rregulla e as “gabim” apo “korrekt”. Kjo është liria të cilën njeriu e përjeton përmes artit. E këtë ndjenjë lirie, njeriu mundet ta shprehë vetëm përmes artit të pikturës, sepse nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë këtë gjë“.
Kështu e definon artin e saj piktorja e pasionuar Zoge Rexhaj.
Ajo që fillimisht u nis si një hobi nga Zogeja, me kalimin e kohës u bë një veprimtari shumë e rëndësishme në jetën e saj, e që i kalon kufijtë e të qenit thjesht një hobi.
Zhvillimi i teknologjisë dhe pandemia kanë ndikuar edhe tek Zogeja. E para ndërlidhet me mungesë të hapësirave. Për këtë ajo ka përdorur platformat e rrjeteve sociale si dhe ka hapur një faqe interneti www.zoge.ch, përmes së cilave tenton të arrijë tek dashamirët apo të interesuarit për art.
Piktura digjitale nuk zëvendëson përjetimin e pikturës në galeri
Ndërkaq, një librari e njohur në Freiburg të Zvicrës, qytetin ku ajo jeton, ka të pranishme tërë kohën punimet e Zoges.
Por kur jemi tek pandemia, e sidomos gjatë “mbylljes”, Zogeja ka qenë më se produktive, duke shfrytëzuar këtë kohë për të eksperimentuar me teknika dhe materiale të ndryshme.
“Pajtohem se epoka digjitale i ka lehtësuar gjërat, por një pikturë e digjitalizuar e humb disi gjallërinë e saj. Soditja e një pikture në galeri, dhuron një shkëmbim ndjenjash, ajo pos tjerash tregon edhe një histori apo një rrugëtim të piktorit. Nuk mund ta paramendoj se si do të reagonte Da Vinci me një IPad” shprehet për albinfo.ch, Zoge Rexhaj.
Arti si përmbushje shpirtërore dhe jo si fitim
Të qenët artiste e lirë për Zogen, është më shumë një përmbushje shpirtërore, se sa ka ndonjë përfitim material. Sipas saj, vetëm një përqindje e vogël e artistëve në Zvicër mund të jetojnë nga arti i tyre. E ajo, fatkeqësisht nuk është në këtë mes, përderisa rrëfen se për të shitur ndonjë nga punimet e saj, ajo duhet të punojë shumë, e pastaj vetëm falë lidhjeve dhe fatit, ndoshta edhe mundet që artin e saj ta ndajë me të tjerët.
E ardhur në Zvicër si 11 vjeçare, pas shkollimit të obligueshëm fillor, ajo ndjek fillimisht pasionin e saj dhe bëhet stiliste flokësh. Pas mbarimit të studimeve në Shkollën e lartë Pedagogjike në Freiburg, Zogeja fillon punën si mësuese në nivelin fillor. Është e lidhur shumë me natyrën dhe udhëton shpesh në vende dhe kultura të ndryshme, duke pasur gjithmonë si qëllim njohjen sa më mirë të njeriut në përgjithësi.
Nuk jetohet dot nga arti
Sipas saj, vetëm një përqindje e vogël e artistëve në Zvicër mund të jetojnë nga arti i tyre. E ajo, fatkeqësisht nuk është në këtë mes, përderisa rrëfen se për të shitur ndonjë nga punimet e saj, ajo duhet të punojë shumë
Të ngjashme
Të tjera nga Gruaja
E-Diaspora
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje Bëhet e ditur se Baleti Kombëtar i Kosovës, do të realizojë edhe një paraqitje tjetër të...
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
Jeta në Austri
-
Katër liqene të bukura, tek të cilat mund të shkoni lehtësisht nga Vjena me transport publik Pranvera është këtu dhe vera është rrugës. Është koha e përsosur e vitit për të vizituar...
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit?
-
Austrian Airlines arrin marrëveshje pagash me punëtorët për të shmangur grevat e reja
-
Katër gjëra që duhet të dini para se të regjistroni fëmijën tuaj në një kopsht fëmijësh në Vjenë
-
A mund të marr përfitime papunësie në Austri nëse jam i vetëpunësuar?