Lajme
Më shumë të vaksinuar në BE se në SHBA
Bashkimi Evropian tejkaloi Shtetet e Bashkuara të Amerikës sa i përket normës të vaksinimit, teksa Brukseli dhe Uashingtoni zyrtar po përballen me një valë të re të infektimeve, të shkaktuar nga varianti Delta i coronavirusit.
Rreth 55.5 për qind e popullatës së përgjithshme të BE-së tashmë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, krahasuar me 55.4 për qind në Shtetet e Bashkuara, thuhet në të dhënat e Our World in Data.
“BE-ja gjatë kësaj jave ka tejkaluar SHBA-në si kontinent që ka administruar më së shumti doza të para (të vaksinës)”, tha komisioneri Thierry Breton.
BE-ja ishte kritikuar në fillim të vitit, për shkak të një fushate të ngadaltë të vaksinimit. Ndërkaq, SHBA-ja kishte pasur një nisje të vrullshme të fushatës së imunizimit, por së fundmi vaksinimi është ngadalësuar, kryesisht për shkak të hezitimit për të marrë vaksina.
Pavarësisht numrit të lartë të të vaksinuarve në BE dhe SHBA, janë rritur shqetësimet për një valë të re të virusit, për shkak të variantit Delta, i cili është më ngjitës.
Ekspertët shëndetësorë kanë thënë se rreziku kryesor është te personat e pavaksinuar.
Mbi 99 për qind e vdekjeve nga COVID-19 dhe 97 për qind e hospitalizimeve janë në mesin e personave të pavaksinuar, thuhet në të dhënat e Qendrave amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Infektimet në SHBA janë rritur dyfish në dy javët e fundit, ku në baza ditore janë regjistruar pothuajse 30.000 raste. Ndërkaq, në BE, autoritetet shëndetësore kanë paralajmëruar se blloku mund të goditet nga një valë e re e infektimeve në fillim të gushtit./Rel
E-Diaspora
-
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri Autoritetet lëshuan ndalime hyrjeje në Austri kundër të dy personave. Për të siguruar pjesëmarrjen e tyre... -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime
Jeta në Austri
-
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri Autoritetet lëshuan ndalime hyrjeje në Austri kundër të dy personave. Për të siguruar pjesëmarrjen e tyre... -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta














