Shqipëria
Polakët dhe çekët, të parët që nisin pushimet e tyre në bregdetin shqiptar
Më 25 maj pritet mbërritja e avionëve të parë Charter me vizitorë polakë, çekë dhe ukrainas, turistë këta që do ta hapin sezonin veror në plazhet shqiptare
Çdoherë e më shumë bregdeti shqiptar po bëhetmë tërheqës dhe me çmime promocionale për të huajt. Vëmendje kanë fituar duke prezantuar Shqipërinë në shumë panaire turistike, ku të huajt janë befasuar me vendet e bukura dhe tërheqëse të Shqipërisë.
Më 25 maj pritet mbërritja e avionëve të parë Charter me vizitorë polakë, çekë dhe ukrainas, turistë këta që do ta hapin sezonin veror në plazhet dhe vendet tjera turistike në Shqipëri.
Këtë njoftim e dha Shoqata e Operatorëve Turistikë, e cila thotë se numri më i madh i turistëve që pritet të mbërrijnë është nga Polonia, ku parashikohet një fluks prej 20 fluturimesh në javë, ndërsa 3-4 fluturime do të bëhen nga Çekia.
“Të parët janë nga Polonia, ku priten deri në 20 charter në javë, kemi interes dhe nga Çekia dhe Ukraina, ndërsa më vonë priten nga Bjellorusia dhe Rusia”.
Vlen të theksohet se të gjithë turistët që pritet të hapin sezonin në Shqipëri, kanë bërë rezervimet një vit më parë, të cilat i shtynë për shkak të pandemisë së Covid-19. Për Rrahman Kasën, kreun e Unionit Turistik, e rëndësishme është që të paktën agjencitë dhe hotelet po arrijnë të arkëtojnë para, pas një viti me të ardhura minimale që shkaktoi situata e koronavirusit.
“Të gjitha janë rezervime të një vit më parë, por e rëndësishme është që po hyn likuiditet dhe po fillon që sektori të arkëtojë para, pasi derti tani pagesat kanë qenë të pezulluara.”
Nga ana tjetër, operatorët turistikë kërkojnë që qeveria të rritë lobimin në vendet e Europës Perëndimore, ku ka kategori turistësh që shpenzojnë më shumë. Ata thonë që është e padrejtë që shtete me numër infektimesh më të larta se Shqipëria nuk kanë barrierat kufitare që kemi ne.
“Nuk është e drejtë që vende me shifra infektimesh me Covid më të larta se në kanë pak ose fare barrierë për të udhëtuar ose për ata që kthehen nga Shqipëria. Duhen intensifikuar bisedimet mes qeverive në vendet perëndimore.”
Kujtojmë se në 3 muajt e parë të vitit numri i net-qëndrimeve në hotele u ul me 7% krahasuar me periudhën janar-mars të vitit që shkoi, ndërsa u shfrytëzua vetëm 5.6% e kapaciteteve akomoduese, çka hoqi shpresat e operatorëve për të fituar sadopak nga turizmi kulturor që zhvillohet në pranverë. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











