Maqedonia
Mbi 135 mijë të vaksinuar në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut vaksinimi po zhvillohet pa probleme në të gjitha pikat e vaksinimit, përcjell albinfo.ch.
Interesi për vaksinim çdo ditë po rritet, ndërsa deri tani 318.793 qytetarë kanë shprehur dëshirë për vaksinim përmes ueb platformës vakcinacija.mk, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Në pikat e vaksinimit në shtet, siç theksohet, në përfundim me ditën e djeshme janë vaksinuar gjithsej 135.574 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 13.976 qytetarë, ndërsa dje gjithsej janë vaksinuar 14.976 qytetarë. Në vend janë aplikuar 160.425 doza të vaksinave, ndërsa janë rivaksinuar 24.851 qytetarë. Sipas shifrave të fundit, 35 për qind e popullsisë mbi moshën 70 vjeç e kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.
“Vaksinimi kryhet në përputhje me Planin kombëtar për imunizim. Vaksinohen personat e rritur, qytetarët të cilët kanë shprehur interes për vaksinim në ueb faqen vakcinacija.mk, ndërsa vaksinohen edhe njerëzit e punësuar në infrastrukturën kritike. Vaksinimi masiv bëhet në disa qytete të vendit, në A1 QS Boris Trajkovski në Shkup, në sallat sportive në Kavadar, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir dhe Ohër”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë dhe u bën apel qytetarëve të regjistrohen masivisht në vakcinacija.mk sepse është mënyra më e lehtë dhe e shpejtë për t’u vaksinuar.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













