Shqipëria
Turistët e huaj, të mahnitur me bukuritë e jugut të Shqipërisë
Qindra të huaj nga vende të ndryshe të botës kanë zgjedhur të nisin pushimet në Shqipëri. Duke shfrytëzuar edhe javën e Pashkëve, një grup personash nga Serbia kanë mbetur të mahnitur nga bukuritë shqiptare.
“Është një surprizë të zbulosh këtë vend. Ushqimi është shumë i shijshëm. Shqiptarët janë njerëz të mrekullueshëm dhe bukuria e këtij vendi është e paparë. Unë jam nga Novi Sadi”, u shpreh Bojana Kukul, vizitore nga Novi Sadi.
Operatorët turistikë nga Serbia tregojnë se këto janë vetëm grupet e para, por shumë shpejt do të kemi shtim të tyre, pasi në Serbi Shqipëria si treg turistik është një produkt mjaft i pëlqyer nga ata që udhëtojnë më shpesh, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
“Ne jemi shumë të kënaqur që jemi përsëri këtu në Sarandë, Butrint dhe Ksamil. Tani ne kemi festën e Pashkëve dhe sollëm dy autobusë me turistë për të shijuar bukuritë e këtij vendi dhe festuar bashkë me ju. Jugu i Shqipërisë do të jetë me i pëlqyeri për ne. Besojeni ose jo, ne po shesim shumë më shumë nga çfarë kishim parashikuar, sepse ka opinion shumë të mirë për vendin tuaj dhe njerëzit kur vinë këtu janë shumë të surprizuar nga bukuritë, por edhe nga çmimet e lira”, tha Dragan Guliç.
Veç vizitorëve nga Serbia, rritje kanë edhe ata nga Rumania.
“Jemi të impresionuar pasi pamë Butrintin dhe në përgjithësi gjithë Shqipërinë. Njerëzit nuk dinë shumë për Shqipërinë, por çdo rumun që vjen këtu sjell patjetër turistë të rinj”, tha Livju Medelcu nga Rumania.
Agjencitë turistike shqiptare e shikojnë këtë sezon si të mbështetur tek pushuesit nga Ballkani.
Sipas tyre Serbia, Kosova dhe Rumania do të sjellin grupet më të mëdha të vizitorëve në Shqipëri.
“Ne tani ndodhemi në parkun Arkeologjik të Butrintit dhe sapo kanë filluar grupet e para. Tani po shoqërojmë një grup nga Rumania. Po vijnë dhe grupet nga Serbia, gjithashtu edhe nga Spanja. Pavarësisht se pandemia akoma po bën të vetën, urojmë të fillojë çlirimi pak nga pak”, tregoi Jimmy Lama, drejtues i agjencisë turistike.
Ardhja e vizitorëve nga vendet e Ballkanit është një risi për Shqipërinë. Sezoni 2021 parashikohet të ketë një ‘boom’ vizitorësh, ku ata nga Serbia do të dominojë më së shumti.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve











