Kosova
Adelina tregon për mesazhin që kishte lënë aktori Cima
Rasim Thaçi-Cima është varrosur sot, ku morën pjesë shumë personalitete të njohura
Vajza e Rasim Thaçit, Adelina Thaçi pas ceremonisë së varrimit të babait të saj në një prononcim për media e përlotur ka thënë disa fjalë për babain e saj.
“Unë kam qenë deri në momentin e fundit me babin tim, jemi munduar mi bo të gjitha për të si ai për neve, e ishalla na ka bo hallall”, ka thënë ajo, shkruajnë mediat vendore, përcjell albinfo.ch.
“Kam kaluar shumë momente me babin, shumica e dinë që unë 20 herë jam ni në telefon me babin tim, kështu që do të jetë mungesë shume e madhe”, ka thënë Adelina.
Adelina Thaçi është shprehur mirënjohëse edhe ndaj punëtorëve shëndetësor për kontributin e tyre si dhe kujdesin edhe për babain e saj por edhe për te gjithë te hospitalizuarit aty.
“Përjetësisht mirënjohëse i jam mantilbardhëve, jo veç për babin por edhe të tjerët, për mundin, dashnin, përkrahjen, kapacitetet, por zoti ka dasht me pas afër vetes”, tha ajo.
“Falënderoj kryeministrin Kurti, ministrin Çeku për iniciativën për me i bo nderim babit për veprën dhe jetën e tij, jam shume falënderuese”.
Ajo gjithashtu ka falënderuar të gjithë ata persona që i kanë qëndruar afër asaj dhe familjes në këto kohë. “Do më duhet kohë me i falënderu krejt njerëzit, partitë politike, liderët, shoqërinë, ju jeni kanë mehlemi i zemrës tonë”.
E, ndër të tjera ka treguar një ndër këshillat që i dha asaj babai. “Bonu njeri i mirë, jep dashni se i nderumi të nderon”.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











