Kosova
Shtypi gjerman: “Fitorja e Kurtit, hap drejt zëvendësimit të Gardës së vjetër”
Kurti i përket një brezi të ri të politikanëve që po bëjnë presion për zëvendësimin e "Gardës së vjetër"
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën sot në Kosovë kanë qenë temë me peshë edhe për mediat në gjuhën gjermane.
Shumica e mediave vizive dhe me shkrim (online) kanë publikuar lajmin e shpallur nga exit pollet e ndryshme, shkruan albinfo.ch. Në këtë kontekst ato vërejnë se fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje ishte e pritur dhe është parashikuar prej kohësh duke parë frymën që mbizotëronte në elektorat.
Kështu, gazeta “Süddeutsche Zeitung” artikullin e saj e titullon me “E majta fiton, sipas exit polleve”, shkruan se”Lëvizja e krahut të majtë, Vetëvendosje, ka fituar në mënyrë të qartë zgjedhjet parlamentare në Kosovë sipas një exit polli të ditës së zgjedhjeve. Ajo ka grumbulluar 42 për qind të votave, sipas Institutit Pipos, pas mbylljes së qendrave të votimit, në orën 19.
Partia e cila ishte për një kohë të gjatë në pushtet PDK (Partia Demokratike e Kosovës) ka marrë 16.5 për qind të votave, LDK konservatore së fundit në pushtet (Lidhja Demokratike e Kosovës) ka marrë rreth 15 për qind të votave.
Në krye të Vetëvendosjes është ish-kryeministri (për një kohë të shkurtër) Albin Kurti, të cilin komisioni zgjedhor e kishte hequr nga lista e kandidatëve për shkak të dënimit penal me kusht. Ai ende synon të bëhet kryeministër, por do t`i duhet të gjejë mbështetje te partnerët në parlamentin e ri.
Kurti ishte në krye qeverisë për rreth 50 ditë në fillim të vitit 2020 para se LDK të largohej nga koalicioni me Vetëvendosjen dhe të bashkonte forcat me partnerë të tjerë.
Politikani i LDK-së Avdullah Hoti kishte zëvendësuar Kurtin. Por zgjedhja e tij në parlament nuk ishte legjitime, sipas konstatimit të Gjykatës Kushtetuese që u bë më pas, transmeton albinfo.ch.
Kjo është arsyeja pse të dielën u desh të mbaheshin zgjedhjet e treta të parakohshme parlamentare në katër vjet.
Ndërsa televizion gjerman ZDF shkruan: “Pas një fushate elektorale të karakterizuar me premtime anti-korrupsion, në Kosovë u mbajtën zgjedhje të parakohshme parlamentare. Sondazhet parashikojnë fitoren e partisë së majtë nacionaliste të opozitës, Vetëvendosje. Kryetari i saj Albin Kurti mbështet reforma ambicioze.
Kurti i përket një brezi të ri të politikanëve që po bëjnë presion për zëvendësimin e “Gardës së vjetër”.
Albin Kurti, Kryeministri i Kosovës i cili u përmbys pranverën e kaluar, po përgatitet të kthehet në detyrë.
Partia e Kurtit, “Vetëvendosje” tashmë ishte shfaqur si forca më e fuqishme në dy zgjedhjet e mëparshme parlamentare në Kosovë, por të dyja rastet ajo në fund dështoi të ndërtonte qeverinë.
Pas zgjedhjeve të fundit në vjeshtë 2019, Vetëvendosje kishte lidhur koalicion me partinë e qendrës së djathtë LDK pas negociatave të vështira. Por vetëm 50 ditë më vonë, Kryeministri Kurti kishte rënë në marsin e kaluar për shkak të një votimi mosbesimi të iniciuar nga LDK.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













