Bota
Oferta interesante e Finlandës, 90 ditë pa shpenzime për të tërhequr punëtorët e huaj
5,330 njerëz nga e mbarë bota kanë aplikuar në fund të vitit të kaluar për një paketë 90 ditore falas të ofruar nga ‘Helsinki Business Hub’
Finlanda po u ofron talenteve të huaja që të provojnë të jetojnë në kryeqytetin e saj për 90 ditë. A do ta ndihmojë kjo iniciativë shtetin për të tërhequr më shumë profesionistë? 5,330 njerëz nga e mbarë bota kanë aplikuar në fund të vitit të kaluar për një paketë 90 ditore falas të ofruar nga ‘Helsinki Business Hub’.
Agjencia ndërkombëtare e promovimit të tregtisë dhe investimeve do t’u mundësojë 15 fituesve marrjen në aeroport, orientimin, trajnimin kulturor, eksperiencën finlandeze, ambientet e punës, prezantimin me rrjetin lokal të bizneseve dhe të gjithë dokumentacionin që duhet për qëndrimin 3 mujor.
Atyre do t’u ofrohet strehim, shkollë apo kujdes për fëmijët nëse i kanë me vete. Kjo iniciativë ka si fokus tërheqjen e profesionistëve të rinj, në një kohë kur ky vend ka një klimë të ftohtë dhe nuk është aq joshës sa vende të tjera. Ideja e kësaj iniciativë është për të testuar konceptin se nëse ofrohen kushtet e nevojshme të punës, një vend mund të kthehet një pikë strategjike për profesionistët e rinj.
Edhe pse Finlanda i ka dhënë botës sistemin operativ Linux, kompaninë e telekomunikacioneve Nokia e madje edhe teknologjinë e mesazheve, ajo po vuan në krijimin e krahut të punës në një kohë ku puna po njeh rritje dhe kërkesat e tregut janë më të mëdha, transmeton Scan, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu, Finlanda nuk është në krye të vendeve të botës për talente. Megjithatë, nëse arrin të tërheqë talentet nga e gjithë bota, atëhere situata ndryshon.
Është fakt se Helsinki është një qytet me pak më shumë se 1 milionë banor, në një vend që numëron më pak se 6 milionë banorë gjithsej, duke pasur edhe një ekosistem start-up që tani vlerësohet 5.8 miliardë dollarë. Në Indeksin e Konkurrueshmërisë së Talenteve Globale, për shembull, qyteti renditet i 31-ti. Pra, edhe pas fqinjve si Stokkholmi apo Kopenhageni.
Industritë që po kërkojnë punëtorë për momentin janë në fushën teknologjike (cybersecurity, space tech, health tech, gaming dhe quantum computing).
Helsinki Business Hub ka krijuar edhe një databazë ku aplikantët e pasuksesshëm mund të lenë aty profilet e tyre për t’u studiuar nga kompanitë e tjera të Finlandës. Në fund të fundit, synimi i Helsinkit nuk është që të tërheqë vetëm 15 profesionistë të talentuar por sa më shumë kandidatë të kualifikuar që janë të gatshëm që të shpërngulen aty.
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












