Kosova
Viti 2020: Më së shumti udhëtime nga Zvicra në Prishtinë
ANP “Adem Jashari” ka shërbyer gjithsej 1,104,435 udhëtarë në vitin 2020, 53% më pak se në vitin 2019
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka shërbyer gjithsej 1,104,435 udhëtarë në vitin 2020, sipas statistikave që ka mbledhur operatori LKIA. Ky numër udhëtarësh është 53% më i ulët se numri i udhëtarëve që janë shërbyer në këtë aeroport në vitin 2019 (2,373,698). Kjo si pasojë e pandemisë së krijuar nga virusi COVID-19, e cila ka shkaktuar krizën më të madhe në historinë e aviacionit. Mirëpo, duhet theksuar që përkundër krizës, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka qenë i dyti me më së shumti udhëtarë në rajon, duke kaluar aeroportet si atë të Zagrebit, Splitit dhe Dubrovnikut, thuhet në njoftim zyrtar, përcjell albinfo.ch.
Muaji janar ka pasur numrin më të lartë me gjithsej 183,472 udhëtarë, që pasohet nga muaji shkurt me gjithsej 167,148, ndërsa trafiku më i ulët ka qenë gjatë muajve prill, maj dhe qershor me mbi 95% rënie të numrit të udhëtarëve në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019.
Gjatë vitit të kaluar janë realizuar 4,651 nisje fluturimesh, apo 49% më pak se vitin e kaluar. U dalluan me më së shumti fluturime muajt janar dhe tetor, me 684 dhe 597 nisje fluturimesh. Në anën tjetër, muaji prill kishte më së paku nisje fluturimesh, 29.
Prej destinacioneve, me më së shumti udhëtarë dallohen Bazeli (BSL/MLH), Shtutgarti, Cyrihu dhe Dyseldorfi. Prej shteteve, sa i përket trafikut të përgjithshëm nga Prishtina, Zvicra është e para e pasuar nga Gjermania, Turqia, Suedia, Austria e kështu me radhë. Prej kompanive ajrore, prin Eurowings me numrin më të madh të udhëtarëve të shërbyer nga Prishtina, e pasuar nga Wizzair, Air Mediterranean, EasyJet, Chair Airlines, Edelweiss, e kështu me radhë.
Sa i përket destinacioneve të mëtejme prej Prishtinës, prin Nju Jorku (JFK), pasuar nga Frankfurti, Kopenhaga, Londra (Heathrow), Çikago (O’Hare), Helsinki dhe Brukseli.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












