Kosova
Hollësi të reja mbi vrasjen e shumëfishtë në Viti
albinfo.ch merr vesh se familja ka qenë e ndarë: nëna ka jetuar bashkë me djemtë, ndërsa babai i tyre ka jetuar në nje tjetër lagje pasi që ata ishin në proces të divorcit
Ngjarja tragjike e familjes Zuka, ku mbetën të vrarë 4 anëtarë të kësaj familje nga Pozherani ka nxitur shfaqje të shumë versioneve mbi rrethanat e arsyet e kësaj tragjedie.
Një nga versionet thoshte se arsyeja që çoi te vrasja është një konflikt që kishte pasur çifti bashkëshortor në Zvicër, ku ata kishin jetuar.
Sidoqoftë, në redaksinë tonë kanë shkruar shumë njerëz të cilët kanë treguar informatat që kanë lidhur me këtë ngjarje.
Një nga ta, thotë për albinfo.ch në kushte anonimiteti se familja ka qenë e ndarë, pra nëna ka jetuar bashkë me djemtë, ndërsa babai i tyre ka jetuar në nje tjetër lagje pasi që ata ishin në proces të divorcit, transmeton albinfo.ch burimin anonim. Sipas saj, arsyeja e divorcit ishte dhuna fizike që babai kishte ushtruar mbi nënën.
Familja, sipas burimit, kishte punuar shumë gjatë për të ndërtuar disa shtëpi në Kosovë, e kësisoj pas ndarjes me vëllëzërit asnjëra shtëpi nuk u kishte “rënë hise” familjes. Këtu kishte nisur mospajtimi.
Burimi më tutje saktëson se familja kishte ardhur në Kosovë ndaras: nëna me djemtë me makinë, ndërsa babai i tyre, me avion. Po ashtu djemtë dhe nëna kishin qëndruar në shtëpinë e re, që e kishin ndërtuar më vonë, me paratë e tyre dhe pa kontributin e bashkëshortit/babait të fëmijëve, citon albinfo.ch burimin e saj. Ata nuk e kishin dashur praninë e tij në këtë shtëpi.
Kujtojmë se kjo vrasje e shumëfishtë ka ndodhur më 30 dhjetor në fshatin Pozheran të Komunës së Vitisë, ku dyshohet se një burrë ka vrarë gruan, dy djemtë e tij dhe veten.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç













