Lajme
Varianti i koronavirusit të ri në Itali, pararendës i atij britanik
“Një variant i koronavirusit Sars-CoV-2 ka qarkulluar në Itali që nga fillimi i gushtit, shumë i ngjashëm me variantin anglez“. Lajmi është bërë i ditur nga Shoqata italiane e Virologjisë, raportojnë mediat italiane, përcjell abcnews.al, transmeton Albinfo.ch.
Mendohet se varianti italian mund të jetë pararendës i atij britanik që u shfaq më vonë.
“Një ‘variant italian’ i zbuluar në Brescia, “i cili i paraprin variantit që u shfaq në fund të shtatorit në Mbretërinë e Bashkuar dhe më pas u përhap në Evropë, përfshirë Italinë, mund të jetë pararendës”, njoftoi Arnaldo Caruso, president i Shoqatës Italiane të Virologjisë (Siv-Isv), profesor i rregullt i Mikrobiologjisë dhe Mikrobiologjisë Klinike në Universitetin e Brescia, drejtor i laboratorit të mikrobiologjisë së Asst Spedali Civili.
Ai ka shtuar se varianti u zbulua në gusht në një pacient asimptomatik, i cili nuk ishte i shtruar në spital të Brescia, dhe kishte luftuar me Covid për muaj të tërë. “Situata na intrigoi dhe tani mund të themi se një variant mund të qarkullojë në Itali i ngjashëm me atë anglez”, sqaroi ai.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












