Lajme
Maqedonia e Veriut në pritje të vaksinave anti-Covid
Ajo që për momentin dihet rreth procesit të vaksinimit antiCovid në Maqedoninë e Veriut është se pritet donacioni nga vendet fqinje dhe nga Bashkimi Evropian dhe arritja e dozave të porositura përmes mekanizmit ndërkombëtar Covax. Saktësisht nuk dihet sasia dhe kur do të arrijnë vaksinat.
“Republika e Maqedonisë së Veriut nuk i pret vetëm donacionet, por në kohë janë bërë të gjithë hapat, procedurat, ka alokuar mjete, ka filluar bisedime direkte. Shfrytëzohen të gjitha instrumentet, duke përfshirë edhe mekanizmin Covax i cili ka qenë i pari në dispozicion, tashmë janë siguruar 833 mijë vaksina për popullatë prej 400 mijë qytetarë. Në pajtueshmëri me planin për distribuim të vaksinave priten në muajt e parë të vitit 2021.”, raporton klan.al, përcjell Albinfo.ch.
Arsovski theksoi se vazhdojnë bisedimet direkte me kompanitë që prodhojnë vaksina, ndërsa nuk përjashtohet vendi të furnizohet edhe nga 100 milionë dozat me të cilat BE-ja furnizon vendet e kontinentit dhe jashtë organizatës. Megjithatë gazetarët insistuan për përgjigje më precize, duke theksuar se Serbia fqinje tashmë e ka filluar imunizimin e qytetarëve.
“Për momentin nuk mund të themi përgjigje precize, megjithatë më konkretisht do ta dimë në fillim të vitit të ardhshëm.”
Menjëherë ka reaguar opozitarja VMRO-DPMNE, me kritikja për Ministrin e Shëndetësisë.
“Kur pothuajse të gjithë janë furnizuar me vaksina dhe ka startuar vaksinimi kundër virusit korona Filipçe nuk di çfarë të bëjë. Së pari tha se vaksinë do të ketë në fillim të vitit të ardhshëm, që më pas ta ndryshojë deklaratën se kjo do të ndodhë në Mars. Dje sqaroi si Maqedonia ka qenë treg i vogël kështu që vaksina do të ketë në gjysmën e dytë të vitit 2021.”
Në lidhje me shkallën e lartë të vdekshmërisë nga Covid-19 në vend, zëdhënësi i qeverisë theksoi se numri më i madh i pacientëve që e kanë humbur jetën nga virusi, deri më tani 2340, kryesisht kanë pasur sëmundje shtesë të zemrës, veshkave ose kanë pasur kancer në fazë të përparuar.
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci













