Lajme
Shqipëri: Nga sot pezullohen fluturimet me Britaninë e Madhe
Njëkohësisht vendoset sistemi i karantinimit 14-ditor për të gjithë ata që vijnë nga Britania
Virusi i ri që ka nisur të qarkullojë në Britaninë e Madhe ka vënë në lëvizje edhe autoritetet shqiptare.
Pas mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se pas informacioneve të reja të deritanishme lidhur me mutacionin e ri të identifikuar të SARS COV2, ka vendosur të rekomandojë marrjen e masave të shtuara, shkruan Panorama.al, përcjell Albinfo.ch.
“Nga të dhënat e deritanishme të Qendrës Europiane të Kontrollit të Sëmundjeve, mbi variantin e ri të SARS COV2, të identifikuar në Britaninë e Madhe, e cila gjatë javëve të fundit është përballur me një rritje të shpejtë të rasteve me COVID-19, jemi informuar se autoritetet e Britanisë së Madhe dhe vendet e BE-së po vijojnë kryerjen e hetimeve të tjera epidemiologjike, për të vlerësuar më tej impaktin e këtij variant të ri të SARS COV2. Duke marrë në konsideratë rekomandimet e Komitetit Teknik, për të kufizuar më tej riskun e përhapjes së infeksionit si dhe riskut të lartë të shkaktuar nga varianti i ri i SARS COV2, kemi vendosur: Pezullimin e fluturimeve me Britaninë e Madhe, duke filluar nga ora 06:00 e ditës së martë, datë 22 dhjetor, deri në datë 06 janar. Po ashtu, vendoset masa e karantinës së detyrueshme 14-ditore për qytetarët që hyjnë nga Britania përmes rrugëve të tjera”, tha Manastirliu. Vendosja e izolimit të detyrueshëm 14-ditor, sipas ministres, vjen si një masë paraprake, për të shmangur këtë infeksion apo mutacion të ri të SARS COV2.
VIRUSI
Virusi i ri u identifikua më 13 dhjetor në komunën e Kentit në Anglinë e Jugut dhe analizat fillestare të shkencëtarëve qeveritarë çojnë përfundimin se ky virus “po përhapet më me shpejtësi se variantet ekzistuese”. Kryeministri britanik, Boris Johnson, disa ditë më parë vuri në dukje se varianti i ri është deri në 70% më ngjitës se variantet e mëparshme. Menjëherë pas kësaj, qeveria britanike doli me vendimin për të ashpërsuar masat anti-COVID, duke mbyllur lokalet, pub-et dhe restorantet.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













