Lajme
Çfarë duhet të dini në lidhje me rregullat e karantinës së Krishtlindjeve në Austri
Austria ka njoftuar një karantinë dhjetëditore për mbërritjet gjatë periudhës së Krishtlindjes.
Në një konferencë shtypi të mërkurën, qeveria austriake njoftoi se po shtrëngonte rregullat ekzistuese të karantinës.
Karantina do të zbatohet për të gjithë që mbërrijnë në vend, d.m.th. shtetasit austriakë, banorët dhe joaustriakët. Pritet të ketë disa përjashtime për udhëtarët, megjithëse natyra e saktë e këtyre përjashtimeve nuk është përcaktuar, përcjell albinfo.at.
Aktualisht kushdo që hyn në Austri mund të shmangë karantinën nëse ka një rezultat negativ nga një test i kryer brenda 72 orëve nga mbërritja.
Kushdo, pa një test duhet t’i nënshtrohet dhjetë ditëve karantinë.
Sipas rregullave të reja, secilit që kthehet nga çdo zonë “me rrezik të lartë” do t’i kërkohet karantinë për dhjetë ditë – pavarësisht nëse ata kanë pasur një test negativ kohët e fundit, ose nëse premtojnë të kenë një të tillë në Austri.
Pas pesë ditësh në izolim, njerëzit do të kenë të drejtë të bëjnë një test falas të koronavirusit në mënyrë që të largohen më herët nga karantina. Pa provën e testit, karantina do të zgjasë dhjetë ditë.
Karantina zbatohet për të gjitha vendet fqinje dhe veçanërisht për Ballkanin Perëndimor, thuhet në vendimin e qeverisë austriake. Qeveria dëshiron të parandalojë, për shembull, festën e Vitit të Ri në Pragë ose vizitat në vendet e origjinës së familjeve në Ballkan, shtetet e të cilave vende kanë nivel jashtëzakonisht të larta të infeksionit. Ka përjashtime për udhëtarët e biznesit.
Detyrimi i karantinës vlen vetëm për ata që hyjnë në Austri, jo për anëtarët e familjes së tyre të cilët nuk e kanë kaluar kufirin, edhe nëse ata jetojnë në të njëjtën shtëpi.
Masat e reja të karantinës për banorët që kthehen në Austri, sipas mediave austriake do të hynë në fuqi nga mesi i dhjetorit, ndërkohë krone.at shkruan se kjo do të aplikohet nga data 19 dhjetor. Një gjë është bërë e qartë se kjo masë kufizuese do të përfundon me 10 janar, përcjell tutje albinfo.at.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












