Kosova
Bie numri i rasteve aktive me Covid në Kosovë
Pas rënies së përditshme të numrit të të infektuarve me Covid -19, ka rënë edhe numri i përgjithshëm i rasteve aktive, përcjell albinfo.ch.
Në 24 orët e fundit Kosova nuk ka shënuar asnjë rast me vdekje si pasojë e virusit “korona”, ndërsa janë shënuar edhe 56 raste të reja pozitive, kurse 69 persona janë shëruar.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se aktualisht janë 1 mijë e 328 raste aktive.
Numri total i rasteve pozitive është 15.814 raste nga 70.219 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 630 raste të vdekjes.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.856 raste.
Së fundmi, numri i të shëruarve ka qenë vazhdimisht më i lartë se ai i rasteve të reja të infektuara.
IKSHP u ka bërë thirrje qytetarëve ta mbulojnë gojën dhe hundën me maskë, të mbajnë higjienën dhe të respektojnë distancën.
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në festivalin ndërkombëtar të artit, në Kotor “Për mua është shumë domethënëse që emri Dardania të jetë aty, në zemër të Kotorit, përkrah... -
Mbi 8 vjet burg për 23-vjeçarin nga Kosova në Danimarkë, ja për çfarë u dënua -
Dy shtetas të Kosovës arrestohen në Gjermani pas vjedhjes në një farmaci -
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













