Bota
Gjermania planifikon të pranojë 1,500 emigrantë nga ishujt grekë
Gjermania planifikon të ofrojë strehim për 1,500 migrantë që aktualisht janë në ishujt grekë, kanë thënë disa burime qeveritare për agjencinë e lajmeve AFP, ndërkohë që çështja e ndjeshme e migrantëve është përfshirë sërish në agjendën politike të Bashkimit Evropian, pasi një zjarr ka shkatërruar një kamp të stërngarkuar të migrantëve në ishullin grek Lesbos.
Rreth 12,000 ish-banorë të kampit Moria në Greqi janë duke jetuar aktualisht në ndërtesa të braktisura, apo rrugë, pasi kampi është shkatërruar më 8 shtator.
Teksa rritet presioni ndaj bllokut evropian për ta bërë punën e tij, Berlini veçse i është bashkuar iniciativës evropiane për të strehuar 400 fëmijë të pashoqëruar të këtij kampi.
Mirëpo përveç 150 fëmijëve të tjerë, Gjermania po ashtu planifikon të mirëpresë familjet me fëmijë që tashmë kanë siguruar statusin e refugjatit dhe mund të mos jenë nga kampi Moria, është cituar një plan i miratuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer.
Ky plan është thënë të jetë krijuar pasi qytetet gjermane i kanë bërë thirrje Berlinit që të bëjë më shumë.
Qeveria e Merkelit ka insistuar se duhet të gjendet një zgjidhje evropiane për këtë çështje në vend të individualitetit.
Shefi i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë në Athinë, teksa ka takuar kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, se BE-ja duhet të ofrojë “përgjigje të fuqishme dhe efikase” për problemin e migrimit.
Greqia është duke rritur përpjekjet për të krijuar strehim të përkohshëm, ndërkohë që banorët lokalë janë duke u përgatitur për mbajtje të protestave kundër migrimit.
Të martën, Ministria greke për Migrim ka thënë se rreth 800 banorë të kampit Moria janë strehuar në vendbanime të përkohshme në Lesbos.
Prej tyre, 21 kanë rezultuar pozitivë në testet për koronavirus, ka thënë kjo ministri.
E-Diaspora
-
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar Zohran Mamdani bën shqiponjën, reagojnë shqiptarët... -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës -
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës” -
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit... -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente -
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz











