Të tjera
Portieri i Kosovës transferohet në Zvicër
Portieri i përfaqësueses së Kosovës në hendboll, Haris Berisha, ka bërë hap të madh në karrierë. Ai ka kaluar te skuadra e kategorisë së dytë zvicerane, HSC Kreuzlingen, që synon kalimin në elitë në edicionin e ardhshëm. Deri më tani Berisha ka luajtur në nivel amator në Gjermani dhe kalimi në Zvicër, sipas FHK-së, është hap i rëndësishëm për karrierën e tij.
Berisha (24) ka firmosur për një vit, me mundësi të vazhdimit të kontratës.
“Jam shumë i gëzuar për mundësinë që të luaj në ligën e dytë zvicerane. Jam i motivuar që iu kam bashkuar një ekipi me kualitet dhe me potencial të madh. Këtë vit synimi është ngritja në ligën elitare të Zvicrës. Me përgatitjet që po i zhvillojmë dhe me një seriozitet të madh, shpresoj që në fund të edicionit t’i arrijmë synimet”, ka thënë Haris Berisha.
Për kalimin e kosovarit te Kreuzlingeni ka shkruar edhe Federata e Hendbollit të Zvicrës. Te kjo skuadër luajnë edhe kapiteni i Kosovës, Valon Dedaj dhe Drenit Tahirukaj.
“Me gjithë moshën e re, 24-vjeçari tashmë ka shumë përvojë ndërkombëtare. Portieri i gjatë 197 centimetra ishte numër një në kualifikimet për Evropianin 2020, te Kosova. Falë pritjeve të tij, Kosova arriti fitore historike, 27:24 ndaj Izraelit dhe barazimin e jashtëzakonshëm 23:23 ndaj Polonisë. Berisha po ashtu është vlerësuar lartë për paraqitjen ndaj Gjermanisë para 7200 shikuesve. Falë asaj paraqitje ka siguruar kalimin në Zvicër”, ka shkruar federata zvicerane.
Të ngjashme
Të tjera nga Të tjera
E-Diaspora
-
Rei Dunja përfundon me sukses studimet në Edinburgh, zgjedh të rikthehet në atdhe “Gjeniu shqiptar i matematikës”, Rei Dunja diplomon me rezultate maksimale në Edinburgh dhe rikthehet për të... -
Aeroporti i Prishtinës kalon shifrën e 2 milionë udhëtarëve në vitin 2026 -
“Harper’s Bazaar” i kushton artikull Dua Lipës dhe “Sunny Hill”, vë Kosovën në qendër të vëmendjes -
Pritje deri në 40 minuta në Dheu i Bardhë, ja gjendja në pikat kufitare -
Dy talentë të Prishtinës ftohen nga akademia e PSG-së
Jeta në Austri
-
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C Austria në alarm nga vapa ekstreme, shënohet temperatura më e lartë ndonjëherë... -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore













