Koronavirusi: çast pas çasti
Kosovë: 12 të shëruar dhe 6 raste të reja me Covid-19
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar për 12 pacientë të shëruar dhe 6 raste të reja me koronavirus.
Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Stanovc) dhe 1 rast me vendbanim në Llazarevë-Obiliq.
Nga data 08 shkurt deri më 30 maj 2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 14.855 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.070 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 841, përcjell Albinfo.ch.
Njoftimi i plotë i IKSHPK-së
DYMBËDHJETË TË SHËRUAR DHE GJASHTË RASTE ME COVID-19!
Sot, më 30 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 220 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 6 raste.
Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Stanovc) dhe 1 rast me vendbanim në Llazarevë-Obiliq.
Sot, më 30 maj 2020, janë shëruar 12 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 841 raste.
Nga data 08 shkurt deri më 30 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 14.855 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.070 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrur të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 30 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 6.089.152 raste të COVID-19 dhe 368.696 raste të vdekjes.
TË NDERUAR QYTETARË!
ÇDO HAP PËRPARA QË BËJMË, BART EDHE RREZIKUN ME VETE DERISA VIRUSI ËSHTË ENDE NË MESIN TONË.
VAZHDONI TË MBANI DISTANCËN FIZIKE DHE MBAJTJEN E MASKAVE!
LANI DUART ME KUJDES DISA HERË NË DITË NGA 20-30 SEKONDA!
LEHTËSIMI I LËVIZJES NUK NËNKUPTON MOSRESPEKTIMIN E REKOMANDIMEVE TË INSTITUTIT KOMBËTAR TË SHËNDETËSISË PUBLIKE DHE MINISTRISË SË SHËNDETËSISË!
LEHTËSIMI I MASAVE ËSHTË BËRË PËR TË NA BËRË MË TË PËRGJEGJSHËM!
JU LUTEM TË KENI KUJDES SEPSE AKOMA EKZISTON RREZIK I PËRHAPJES NË VENDET KU KA GRUMBULLIM TË MADH TË NJERËZVE!
LUTEN INSTITUCIONET PËR MBAJTJEN E RENDIT DHE INSPEKTORATET PËR ANGAZHIM TË SHTUAR GJATË DITËVE NË VIJIM!
Ju faleminderit për mirëkuptim!
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










