Lajme
Norvegjia dhe Danimarka hapin turizmin mes vete, përjashtojnë Suedinë
Është bërë e ditur se Norvegjia dhe Danimarka kanë njoftuar se do të hapin turizmin midis dy vendeve të tyre nga 15 qershori, por do të mbajnë kufizime për suedezët, transmeton albinfo.ch.
Sipas një artikulli nga BBC, thuhet se Suedia, ndryshe nga fqinjët e saj Nordikë, nuk ka bërë një bllokim për parandalimin e koronavirusit dhe më shumë se 4,000 njerëz kanë humbur jetën. Popullsia e Suedisë ka 10 milionë banorë dhe më e madhe se ajo e Danimarkës me 5.8 milionë banorë dhe Norvegjia 5.4 milion.
Nga ana tjetër në një konferencë të përbashkët virtuale kryeministri i Danimarkës Mette Frederiksen dhe kryeministri Norvegjez, Erna Solberg thanë se ata nuk mund të lejojnë të gjithë vendet të futen brenda shteteve, pasi kjo do të rrezikonte gjithçka.
Duhet theksuar se Danimarka po lejon gjithashtu turistët nga Gjermania dhe Islanda të vizitojnë, megjithëse ata nuk mund të qëndrojnë në Kopenhagë, i cili ka rastee më koronavirus. Po ashtu edhe Danezët mund të udhëtojnë edhe në këto dy vende, pa qenë e nevojshme të kthehen në karantinë gjatë kthimit të tyre. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













