Koronavirusi: çast pas çasti
Mbi 2,6 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën
Shifrat më të larta të të shëruarve janë regjistruar në SHBA
Numri i të shëruarve pas infektimit me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 2,6 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjithsej 2.605.586 persona janë shëruar nga virusi në gjithë globin, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.
Shifrat më të larta të të shëruarve janë regjistruar në SHBA (498.762), Spanjë (196.958), Brazili (193.181), Gjermani (164.100), Rusi (159.257), Itali (150.604), Turqi (124.369), Iran (114.931), Kinë (78.291) dhe Indi (71.410).
Pas shfaqjes në Kinë në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur gati në gjithë globin.
Deri më tani, në mbarë botën janë konfirmuar 5.939.353 raste me virusin, ndërsa 362.798 njerëz kanë humbur jetën.
E-Diaspora
-
Një mbrëmje me Florian Vlashin në Londër – Arti si kujtesë, udhëtim dhe shërbim Në ambientet e Ambasadës Shqiptare në Londër u mbajt një mbrëmje e veçantë artistike me violinistin... -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen” -
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari i dënuar për vrasje në Shqipëri
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit














