Koronavirusi: çast pas çasti
Karantina në Qendrën e Studentëve mbyllet më 30 maj
Qeveria në detyrë ka aprovuar kërkesën Ministrisë së Shëndetësisë, për mbylljen e hapësirave Qendrën e Studentëve që kanë shërbyer si karantinë, për personat që kanë hyrë në Kosovë.
“Ministria e Shëndetësisë obligohet të sigurojë që personat që gjenden në karantinë në Qendrën e Studentëve dhe në Vranidoll, t’i testojë për Covid-19 dhe të njëjtit të lirohen në vetizolim për 14 ditët e ardhshme, nën mbikëqyrjen e ekipeve mjekësore dhe njësive tjera përkatëse”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Qeveria bënë të ditur se pas mbylljes së karantinës, të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës, obligohen të vetizolohen për 14 ditët e ardhshme, nën mbikëqyrjen e ekipeve mjekësore dhe njësive tjera përkatëse.
Në arsyetim të vendimit të Qeverisë thuhet se situata epidemiologjike në vend konsiderohet me rrezik të reduktuar, krahasuar me situatën paraprake.
Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 1,047 raste me koronavirus.
Prej tyre, 794 janë shëruar dhe 30 kanë vdekur, përcjell Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Liga e Evropës sot do të ketë një fitues shqiptar Xhaka-Gjimshiti, dy shqiptarët sot do të jenë në garë për trofeun e Europa League...
-
Edita mori diplomën e tretë të Juridikut në Universitetin “Wake Forest”
-
Rekord i ri i krimeve të motivuara politikisht në Gjermani
-
Itali: Shqiptari goditi me çekiç bashkëshorten, arrestohet nga policia
-
Xhaka-Gjimshiti nesër përballen për trofeun e Europa League
Jeta në Austri
-
Avdijaj, më i miri i xhiros së fundit në Austri Futbollisti shqiptar, Donis Avdijaj, është shpallur lojtari më i mirë i xhiros së fundit në Bundesligën...
-
Austria dhe Britania e Madhe me bashkëpunim për deportimin e emigrantëve
-
Vjenë: Droni “kap” 5 shqiptarë që po punonin në të zezë
-
A do të kufizojë Hallstatt i Austrisë turizmin këtë sezon?
-
Planifikonte sulm në Graz të Austrisë, arrestohet 14-vjeçarja me origjinë nga Mali i Zi