Kultura
Shuhet shkrimtari i njohur, Musa Ramadani
Sot, në moshën 76-vjeçare ka ndërruar jetë shkrimtari e dramaturgu i shquar kosovar, Musa Ramadani
Ka ndërruar jetë sot Musa Ramadani, shkrimtar, eseist, dramaturg, kritik arti dhe gazetar. Lindi në Gjilan, dhe shkollimin fillor e kreu në Prizren, Gjilan e Viti. Më pas në Gjilan kreu shkollimin e mesëm ndërsa në Prizren mbaroi Shkollën e Lartë Pedagogjike. Nga viti 1965, punoi si gazetar, recensent teatror dhe redaktor i rubrikës së kulturës në gazetën “Rilindja”.
Shkrimet e para letrare i botoi te revista “Jeta e Re” dhe te javorja “Zëri i rinisë”. Dorëshkrimin “Neurosis” të refuzuar nga “Rilindja” e botoi vetë në vitin 1973. Libri u vlerësuar avangardist dhe prijës i poetikës voko-vizuale dhe sinjalistike në letërsinë e Kosovës.
Gjatë viteve ’70 në Festivalin e Akordeve të Kosovës për kompozime të muzikës së lehtë, fitoi dy çmime të para. Botoi këto vepra poetike: “Mëkatet e Adamit” (1969), “Thirravaje” (1971), “Neurosis” (1973), “Muzat nuk flenë” (1976), “Alfabeti i neurozave” (1982), “Eugjenika e tri deteve” (1986), “Nostalgjia antike” (1990) dhe “Mëkatet e E(ha)vës” (2010).
Homazhet për nderë të jetës dhe veprës së tij do të mbahen nesër (e mërkurë) në hollin e Teatrit Kombëtar duke filluar prej orës 10:30 deri në 12:00.
Akademia përkujtimore do të mbahet në ora 12:00 po në Teatrin Kombëtar, derisa varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 15:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











