Bota
Zbrazen sheshet e njohura të Italisë
Virusi ka prekur edhe turizmin në Itali, ndërsa pasojat do të ndihen edhe në ekonomi dhe fushat tjera
Gjendja në Itali vazhdon të jetë e rëndë për shkak të virusit Korona.
Veriu i Italisë është në një gjendje më të rëndë, duke përfshirë Lombarinë, ku ndodhet edhe qyteti i modës, Milano, përcjell albinfo.ch.
Sheshet italiane që zakonisht janë të mbushur me turistë janë zbrazur ditët e fundit mes frikës së përhapjes së koronavirusit vdekjeprurës.
Numri i turistëve në disa nga destinacionet më të njohura të vendit është zvogëluar, ndërsa numri i vdekjeve është rritur.
Rritja e numrit të vdekjeve e çon numrin në total në 233, niveli më i lartë i vdekjeve jashtë Kinës, duke bërë që qeveria të punësojë mjekë në pension për të luftuar krizën.
Italia ka parë shpërthimin më të madh të koronavirusit në Evropë me mbi 5.883 persona të prekur.
Kryeministri italian Giuseppe Conte ka vendosur rreth 16 milionë qytetarë në veri të vendit nën “karantinë” duke mos lejuar hyrjet dhe daljet.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë













