Bota
Sa është përhapur virusi Korona në Gjermani
Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë, Jens Spahn ka paralajmëruar se shpërthimi i COVID-19 "nuk ka arritur ende kulmin në Gjermani". Numri i rasteve në vend arriti 240 të mërkurën
Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, tha të mërkurën tha se virusi i ri Korona është bërë një “pandemi mbarëbotërore” që ende nuk e ka “arritur kulmin e saj” në Gjermani.
Që nga e mërkura, Gjermania ka 240 raste të konfirmuara të sëmundjes COVID-19, nga 196 raste një ditë më parë. Infeksioni ka arritur në 15 nga 16 landet federale të Gjermanisë, me përqendrimin më të lartë të rasteve në landin e Renanisë-Veriore-Vestfalisë, ku ka 111 raste, raporton DW.
Autoritetet po përpiqen të ngadalësojnë dhe frenojnë përhapjen e virusit, tha Spahni, duke përsëritur se: “Shëndeti i popullatës ka përparësi mbi interesin ekonomik.” “Askush nuk mund të thotë seriozisht kur do të arrihet kulmi (i epidemisë). Por është e rëndësishme të themi se ai po vjen, në mënyrë që të jemi të përgatitur”, përcjell albinfo.ch.
Ai kërkoi nga populli që të reagojë me maturi. Sistemi gjerman i kujdesit shëndetësor është i përgatitur mirë. Sidoqoftë, barra mund të bëhet edhe më e madhe se tani.
“Në situatën e tanishme, është veçanërisht e rëndësishme që të mbetemi të ekuilibruar, dhe të jemi të gatshëm t’i besojmë njëri-tjetrit, madje edhe nën stres.”
Ai nuk dëshiron të shqetësojë njerëzit. “Po, një virus me të cilin nuk kemi përvojë është shqetësues.” Prandaj, raftet e supermarketeve u zbrazën pjesërisht javën e kaluar. Por sot ato i kanë mbushur prapë. Frika dhe shqetësimi janë reagime njerëzore. Vërtet ka pak përvojë me virusin. Por, tha Spahn, “si shoqëri kemi shumë përvojë me të gjitha llojet e rreziqeve”.
Ministri Spahn mbrojti shprehimisht veprimet e qeverisë federale. Ministri i Shëndetësisë theksoi se masat e karantenës arritën të parandalojnë përhapjen e virusit të ri për javë të tëra.
Situata aktuale
Autoritetet gjermane patën relativisht sukses në kontrollin e shpërthimit fillestar të virusit në Bavari në janar, që lidhej me një vizitor kinez. Por virusi ka rezultuar më i vështirë për t’u kontrolluar pasi u shfaqën raste të palidhura dhe kur virusi u përhap në Renaninë Veriore-Vestfalinë dhe në Baden-Wurttemberg.
Si rezultat i rritjes së pranisë së virusit në vende si Italia apo Irani, është krijuar një situatë e re. Spahn-i i vlerësoi veprimet e autoriteteve, por pranoi edhe mangësitë. Shpesh duhet shumë kohë përpara se të testohen rastet e dyshimta. Gjermania mund të ketë besim te ekspertët “të cilët janë ndër më të mirët” për të luftuar virusin.
Ministri i shëndetësisë tha se e rëndësishme është të ruhet zhdërvjelltësia dhe që burimet të shpërndahen sipas nevojës. Punonjësit e shëndetësisë mund të dërgohen në “rastet më të mprehta”, tha ai. Mbyllja e shkollave dhe kopshteve do të mbetet një mundësi për t’u përdorur sipas nevojës.
“Ditët dhe javët e ardhshme do të jenë sfiduese. Do të ketë kufizime në jetën e përditshme në zonat e prekura dhe që mund të shkaktojë pak stres,” tha Spahn.
Më parë të mërkurën, qeveria gjermane kishte ndaluar eksportin e pajisjeve mjekësore dhe formuloi një paralajmërim për udhëtimet, një “shtimin e rrezikun për karantenë” të shoqëruar me udhëtimin me anije.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










