Bota
Banka Botërore ofron ndihmë për të luftuar koronavirusin
Banka Botërore premton 12 miliardë dollarë ndihmë urgjente për të luftuar koronavirusin
Banka Botërore ka planifikuar 12 miliardë dollarë ndihmë për vendet në zhvillim, të cilat po luftojnë me përhapjen e koronavirusit.
Paketa e urgjencës përfshin kredi me kosto të ulët, grante dhe asistencë teknike.
Vendimi i Bankës Botërore vjen derisa liderët në mbarë botën po zotohen të mbrojnë vendet e tyre nga ndikimi ekonomik i shpërthimit të virusit.
Ndarja e mjeteve financiare ka për qëllim të ndihmojë vendet që të përmirësojnë reagimin e tyre në shëndetin publik, si dhe të punojnë me sektorin privat për të zvogëluar ndikimin ekonomik.
“Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë, është të kufizojmë transmetimin e sëmundjes”, tha presidenti i Bankës Botërore, David Malpass, për BBC.
Organizata tha se do t’u jepte përparësi vendeve më të varfra dhe më të rrezikuara në shpërndarjen e ndihmës për të luftuar efektet e virusit, i cili është përhapur në më shumë se 70 vende të botës.
Autoritetet kanë konfirmuar më shumë se 92,000 raste të të infektuarve me virusin e ri, në gjithë botën, nga të cilët më shumë se 80,000 janë në Kinë.
Më shumë se 3000 njerëz kanë vdekur, shumica dërrmuese në Kinë.
Infeksionet e reja dhe vdekjet, kanë rënë në javët e fundit në Kinë, për shkak të masave të ashpra që ka ndërmarrë vendi në izolimin e banorëve.
Kina të mërkurën raportoi 38 vdekje të tjera.
Vendi i goditur më keq jashtë Kinës mbetet Koreja e Jugut e cila të mërkurën raportoi 516 infeksione të reja të konfirmuara, duke e çuar numrin në 5,328.
Irani ka liruar përkohësisht më shumë se 54,000 të burgosur, në një përpjekje për të luftuar përhapjen e virusit në burgje.
Vendi ka raportuar 77 vdekje në më pak se dy javë.
Të martën, Ministria e Shëndetësisë në Iran tha se numri i rasteve të konfirmuara ishte rritur me më shumë se 50% për ditën e dytë me radhë.
Tani janë konfirmuar 2.336 raste, megjithëse besohet se shifra e vërtetë është shumë më e lartë.
Ndërkohë, Italia ka raportuar një rritje prej 50% të vdekjeve në 24 orët e kaluara, me gjithsej 79 vdekje nga virusi.
Shumica e vdekjeve janë në Lombardi. Nëntë vdekje janë konfirmuar në SHBA. Të gjithë të infektuarit jetuan në shtetin Uashington.
Dhe, në Spanjë, një autopsi ndaj një burri 69-vjeçar që vdiq më 13 shkurt ka zbuluar se ai ishte i infektuar me koronavirusin e ri, raportojnë media lokale.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë














