Bota
Cila është vitamina më e mirë kundër virusit
Shumë prej nesh kur afron stina e ftohtë, nxitojmë të marrin një dozë shtesë të vitaminës C
Mjekët në Kinë po përpiqen tani të testojnë efektin e saj edhe tek koronavirusi. Bota shpenzon në vit gati 1 miliard dollarë për suplemente të vitaminës C.
Popullariteti i saj kur vjen fjala tek lufta kundër rrufës e gripit buron nga një teori të cilën e pati hedhur fillimisht në vitet 1970 shkencëtari fitues i cmimit Nobel, Linus Pauling.
Ai ishte i bindur tek përfitimet e vitamines C, dhe vetë personalisht merrte 3 g në ditë, edhe pse një pjesë e mirë e kërkimit të tij më vonë u hodh poshtë, përcjell albinfo.ch.
Sigurisht, kur bëhet fjalë për infeksione apo viruse si ai i gripit, pranohet që ajo është pjesë e rëndësishme e reagimit të imunitetit dhe tretet shpejt teksa ndihmon duke inkurajuar prodhimin e qelizave të bardha të gjakut që luftojnë sëmundjen.
Megjithatë studime të shumta nuk kanë arritur ta mbështesin teorinë e Pauling-it për vitaminën C si një supplement parandalues dhe sipas një raporti të vitit 2017 nga Cochrane Collaboration, më e shumta që mund të shpresojmë nga marrja e një doze më të lartë se mesatarja e përditshme e 1000 mg vitaminë C, e redukton jetëgjatësinë e një rrufe me 8 përqind ose 0.4 ditë, transmeton TCH.
Doza më të larta ndërkohë, mund ta shkurtojnë dhe më shumë sëmundjen; një hulumtim i Universitetit të Helsinki në vitin 2017 zbuloi se doza ditore nga 6g deri në 8g mund t’i tkurrë simptomat e ftohjes në masën 19%. Por ndonëse mund të ketë një ndikim në luftën ndaj semundjes, në verifikimet e përgjithshme vitamina C nuk u gjet të kishte efekt parandalues, pra nuk të ndihmon të mos sëmuresh.
Pavarësisht kësaj, shkencëtarët në Wuhan po kryejnë teste mbi 120 pacientë për të parë nëse dozat e larta të kësaj vitamine mund të ndihmojnë në luftën kundër Covid 19.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














