Bota
Kriza me migrantë, shefat e BE-së vizitojnë kufirin grek
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se do të vizitojë kufirin e Greqisë me Turqinë, në shenjë mbështetjeje për Athinën, e cila përballet me një krizë në rritje të migrantëve.
Von der Leyen, e shoqëruar edhe nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe kryetari i Parlamentit Evropian, David Sassoli, do të takojnë të martën në kufi kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.
Autoritetet greke thanë se kanë penguar rreth 10,000 përpjekje për kalim të paligjshëm të kufirit prejse presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë publik vendimin e tij “për të hapur dyert drejt Evropës” për migrantët që ikin nga konfliktet në Lindjen e Mesme.
Deklarata e Erdoganit më 29 shkurt është parë si përpjekje për t’i bërë presion Bashkimit Evropian që ta mbështesë një ofensivë të forcave të tij në Siri.
“Unë e di që Turqia është në një situatë të vështirë sa u përket refugjatëve dhe migrantëve, por ajo që ne shohim tani, nuk mund të jetë përgjigjja dhe zgjidhja”, tha von der Leyen në një konferencë për gazetarë në Bruksel.
“Sfida me të cilën Greqia po përballet tani, është një sfidë evropiane”, shtoi ajo.
Erdogan përsëriti të hënën se “miliona” migrantë dhe refugjatë do të nisen së shpejti drejt Evropës.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa













