Bota
2000 dollarë në muaj për një minidhomë me tualetin te koka në Londër
Në pamje të parë, reklama duket mbresëlënëse. Një apartament me një dhomë gjumi në Camden Town të Londrës, që lëvdon tavanet e larta e punimet me mermer.
Fotot tregojnë një fasadë të bukur nga jashtë, një zonë shik, dhe më pas, vjen pjesa e brendshme: pavarësisht rregullimit me shije dhe elegancë, është e pamundur të mos vësh re se tualetet gjendet brenda në dhomë dhe ngjitur me shtratin.
E sa është qiraja për një banesë vetëm 27 metra katrorë? 1,940 dollarë amerikanë në muaj, sipas agjencisë së pasurive të patundshme, Foxtons.
CNN e kontaktoi kompaninë e konsideruar si një ndër më të mëdhatë e këtij lloji në Londër, por ajo nuk pranoi të komentonte mbi çmimin apo sesa interes ka ngjallur reklama. Akoma më tronditës është fakti që çmime të tilla për shtëpi që ofrojnë kushte jetese shumë larg ideales, nuk janë të pazakonta në Londër.
Ekspertët thonë se kryeqyteti britanik po përjeton një krizë strehimi. Një mungesë e shtëpive të përballueshme po i lë njerëzit jashtë, duke ndikuar mbi shëndetin mendor të londinezëve, e në disa raste ekstreme, edhe në rritjen e numrit të të pastrehëve.
Si shumë qytete të mëdha të botës, Londra po ndjen tendosjen e ndryshimit demografik. Të rinjtë zhvendosen më shumë në zona urbane, është në rritje numri i të moshuarve që kërkojnë strehim, e po kështu, është shtuar numri i beqarëve. Ndërkohë, rrogat nuk e kanë mbajtur ritmin me rritjen e çmimit të qirasë, e çmimi i tokës për ndërtimin e banesave të reja është rritur ndjeshëm.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











