Bota
Rritet numri i të vdekurve nga virusi korona në Itali
10 persona kanë humbur jetën ndërkohë që 322 rezultojnë të prekur; ky është bilanci aktual në Itali nga koronavirusi
Siç raportohet nga mediat italiane, mësohet se gjatë orëve të fundit janë ndarë nga jeta tre të moshuar.
Saktësisht 240 raste dhe 9 viktima janë në Lombardi, 43 raste dhe një i vdekur në Veneto, 26 raste në Emilia Romagna, 3 në Piemonte, 3 në Lazio, 3 në Siçili, 2 në Toskanë, një në Alto Adige dhe një tjetër në Liguria, përcjell albinfo.ch,
Kryeministri italian Giuseppe Conte ishte shfaqur disi më optimist në daljen e fundit: “Jam i bindur se në ditët në vijim, do të arrijmë ta ndalojmë përhapjen e sëmundjes”, u shpreh ai. Pak pas deklaratës së kryeministrit, një 72-vjeçar u konfirmua me koronavirus në Liguria. Kreu i rajonit të Lombardisë, Attilio Fontana, u përpoq megjithatë ta minimizonte rëndesën e situatës, duke pranuar se gjendja është e vështirë megjithatë jo aq e rrezikshme sa thuhet.
Sipas tij, virusi është shumë agresiv në përhapje, por më pak në pasoja dhe duhet trajtuar pak a shumë, si një grip normal. Kësaj linje i qëndron dhe ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn. Por virologu Alexander Kukele tha për Deutschlandfunk, se Spahn është duke e nënvlerësuar rrezikun e koronavirusit.
“Nëse vdekshmëria tek gripi është 0,1% në rastet e Covid 19 është më e lartë, 0,5-1,5%. Kjo do të thotë, se për ata që infektohen, virusi është 10 herë më i rrezikshëm”, deklaroi Kukele, duke kujtuar se koronavirusi i ri mund të jetë vdekjeprurës jo vetëm për pleqtë, si në rastin e gripit, por edhe për personat e moshës.
Në Evropë dhe vendet tjera
Lajmet për përhapjen e shpejtë të virusit ndryshojnë nga ora në orë. Kroacia njoftoi rastin e parë me Covid 19; pacienti është një djalë i ri i kthyer nga Milano. Austria gjithashtu zbuloi dy raste në rajonin e Tirolit, në kufi me Italinë. Turqia ka izoluar 132 vetë në bordin e një avioni të ardhur nga Irani prej dyshimit për persona të infektuar. Në një hotel në Tenerife të Spanjës janë izoluar me qindra pas dyshimit të përhapjes së infeksionit. Në Iran rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit edhe vetë zëvëndësministri i Shëndetësisë. Videoja që e tregonte Iraj Harirchi duke fshirë djersët në një konferencë për shtyp gjatë fushatës kundër virusit, është bërë virale.
Vetëm disa orë më vonë, Harirchi u konfirmua dhe vetë si i prekur nga virusi, teksa bilanci zyrtar i autoriteteve shëndetësore iraniane flet për 15 të vdekur nga Covid 19-ta dhe 95 të infektuar.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













