Kosova
Peticion për lehtësim të kufirit Kosovë-Maqedoni
Për shkak të pritjeve të gjata në vendkalimin kufitar Hani i Elezit-Bllacë, një grup i të rinjve ka filluar një peticion online për heqjen e së paku njërit nga kufijtë.

Ata kërkojnë “One-stop-point”, me qëllim që të mos presin dy herë, duke iu shmangur kështu humbjes së kohës dhe shpenzimeve të derivateve gjatë pritjes, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Më poshtë keni kërkesën e plotë:
“Qëllimi i peticionit është të mbledhim shumë nënshkrime që t’ ju tregojmë të dy kryeministrave të vendeve dëshirën e njerëzve për të hequr njërin nga kufijtë mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Kosova dhe Maqedonia e Veriut gëzojnë një bashkëpunim të mirë ekonomik. Ka shumë lëvizje mes të dy shteteve. Të dy shtetet kanë benefite ekonomike nga ky bashkëpunim. Të dy shtetet gjithashtu kanë arritur një marrëveshje të shkëlqyer në vitin 2016 që t’ ua lejojnë qytetarëve të kalojnë kufirin vetëm me letërnjoftime.
Pra, problemi që shfaqet këtu është që për të kaluar në këtë kufi duhet të presësh dy herë, duke shkaktuar vonesa të shumta. Kjo pritje e rrit koston e transportit dhe e vështirëson planifikimin.
Ne kërkojnë që të largohen kufinjtë e dyfishtë dhe të bëhet vetëm një pikë kontrolli”.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz