Lajme

Budapest: Karateisti i Kosovës, në pozitën e 5-të

Karateisti nga Kosova, Dren Ibrahimi, ka marrë pjesë në garat që po mbahen në Budapest të Hungarisë për grupmoshat kadetë, juniorë dhe U21.

Ibrahimi në këto gara përfundoi në vendin e pestë, pasi që e humbi garën për medaljen e bronztë, ku u përball me ukrainasin, Erik Rahozenko.

Mirëpo edhe kjo pozitë për Drenin po vlerësohet si sukses i madh, pasi që sot shënoi tri fitore.

Kurse gjatë ditës së nesërme dhe pasnesër do të zhvillohen garat edhe për juniorë dhe U21, shkruan indeksonline, përcjell albinfo.ch.