Lajme
Shtutgart: Kosova, për herë të parë, në panairin më të madh në botë për turizëm
Edhe Kosova është në mesin e shteteve më turistike në botë, në panairin e Gjermanisë
Është bërë e ditur se Kosova për herë të parë ka prezantuar bukuritë e saj natyrore në Panairin e Turizmit në Shtutgart të Gjermanisë, panair ky që është më i madhi në botë, transmeton albinfo.ch.
Sipas informacioneve, anëtarësimi i Kosovës në këtë panair po vlerësohet si një mundësi e madhe për nxitjen e turistëve të huaj për ta vizituar vendin tonë.
Brenda këtij panairi valon edhe flamuri i Kosovës, krahas shteteve të fuqishme të botës.
Në këtë formë promovohet shteti partner i Panairit më të madh në botë të turizmit. Nëpërmjet videove të ndryshme prezantohet vendi partner.
Duhet theksuar se Kosova, për herë të parë merr pjesë në këtë panair, pas një pune të gjatë që ka bërë diplomacia kosovare.
Po ashtu, shefi i Konsullatës së Kosovës në Shtutgart, Imer Lladrovci, tha se ishte sfidë për ta anëtarësimi i Kosovës në këtë panair.
Kosova po prezanton bukuritë e saj natyrore, por edhe agjenci të tjera, të cilat merren kryesisht me turizëm.
Mrika Nikqi dhe babai saj Arianit Nikqi janë personazhet që arritën në 7 kontinente, duke pushtuar 7 majat më të larta.
Por edhe speologu Fatos Katallozi po merr pjesë në këtë panair me organizatën e tij.
Gjithashtu, Panairi i Turizmit zgjat 10 ditë në kryeqytetin e Republikës së Baden Wutemberg, në të cilën gjenden fabrikat e Mercedesit, Porshes, Boshit. Kjo republikë i ka 11 milionë banorë, me të hyra prej rreth 500 miliardë eurosh, si dhe njihet si republika ku jetojnë rreth 100 mijë shqiptarë të Kosovës. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












