Një aksident tragjik raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë. Nga informacionet paraprake, bëhet me dije se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe më pas kanë goditur dy këmbësorë.
Raportohet se dy këmbësorët kanë ndërruar jetë.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.