Lajme
Historia e 400 familjeve shqiptare nga Korça në një qytet në SHBA
Reportazh televiziv për historinë mbi 100-vjeçare të komunitetit shqiptar në qytetin e Usterit në Masaçusets, SHBA, transmeton albinfo.ch
Një prej trashëgimtarëve shqiptaro-amerikanë, Gregori Stefon, tregon se ishin 400 familje shqiptare nga Korça që u vendosen atje në vitin 1900 dhe filluan të organizohen gjatë vitit 1915.
Rreth kësaj periudhe u themelua kisha ortodokse shqiptare, duke u shndërruar në një qendër me rëndësi për komunitetin.
Sot, komuniteti shqiptar i mirintegruar përbën pesë për qind të rreth 180 mijë banorëve të qytetit. Ky komunitet, i cili jep kontribut në fusha të ndryshme për zhvillimin e qytetit, ka luajtur një rol me rëndësi në prezantimin e Shqipërisë përmes ruajtjes së kulturës dhe traditave në pesë breza me radhë.
Pra, emigrantët shqiptarë përbëjnë rreth 5 për qind të rreth 180 mijë banorëve në qytetin e Usterit në Masaçusets. Ndërkohë shqiptarët e parë u vendosën atje në fillim të shekullit të kaluar, një valë e dytë e ardhur pas viteve ’90 ka pasuruar komunitetin dhe tani 5 breza shqiptarësh kontribuojnë në jetën e qytetit, duke ruajtur dhe përhapur gjithashtu traditën e tyre. Kolegia Keida Kostreci vizitoi Usterin këtë muaj dhe sjell këtë reportazh.
Më poshtë mund të ndiqni reportazhin interesant nga VOA:
https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/552131505372373/
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











