Kosova
Për 11 muaj, 14 mijë aksidente në Kosovë, 103 persona të vdekur
Rreth 40 aksidente ndodhin çdo ditë nëpër rrugët e Kosovës. Shumica e tyre përfundojnë më të lënduar, e jo rrallë herë edhe me të vdekur. Bazuar në statistikat e policisë, nga janari deri në nëntor, në vend kanë ndodhur mbi 14 mijë aksidente, në të cilat kanë humbur jetën 103 persona, derisa rreth 11 mijë të tjerë kanë përfunduar me lëndime. Sipas Policisë, shkaktarët kryesorë të aksidenteve mbeten pakujdesia, përqendrimi i pamjaftueshëm dhe tejkalimi i shpejtësisë
Gjilani u trondit nga aksidenti që ndodhi pasditen e 7 marsit në qendër të këtij qyteti. Një aksident trafiku, i cili dyshohet se ndodhi si pasojë e prishjes së frenave të një kamioni transportues, la të vdekur një person dhe u shkaktoi lëndime dhjetëra të tjerëve.
Por, ky nuk është aksidenti i vetëm me fatalitet që ndodhi gjatë këtij viti.
Nëpër rrugët e vendit çdo ditë ndodhin rreth 40 aksidente.
Në Policinë e Kosovës i kanë thënë Gazetës Express se vetëm gjatë këtij viti kanë humbur jetën mbi 100 persona. Krahasuar me vitin e kaluar, thonë se numri i të vdekurve në aksidente ka shënuar rënie.
“Shtatë persona më pak kanë humbur jetën këtë periudhë të vitit sesa periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, megjithatë numri i aksidenteve fatale mbetet shqetësues”, deklarojnë në Polici.
Sipas tyre, shkaqet kryesore të aksidenteve janë pakujdesia dhe tejkalimi i shpejtësisë.
“Pakujdesia, përqendrimi i pamjaftueshëm dhe tejkalimi i shpejtësisë mbeten ndër shkaktarët e humbjes së jetëve njerëzore nëpër rrugët tona, prandaj drejtuesit e automjeteve janë bartës kryesorë të përgjegjësive gjatë pjesëmarrjes në trafik dhe të njëjtit duhet të jenë mjaftë të matur dhe vigjilentë, sepse përveç rrezikimit të të tjerëve, jo rrallë edhe vetë ata janë pjesë e statistikave fatale”, thuhet në përgjigjet e policisë drejtuar Gazetës Express, përcjell albinfo.ch.
Në bazë të statistikave të policisë, nga janari deri në nëntor, në vend kanë ndodhur 14 mijë e 552 aksidente, në të cilat kanë humbur jetën 103 persona, derisa rreth 11 mijë të tjerë kanë përfunduar me lëndime.
Policia ka treguar edhe numrin e tiketave të shqiptuara në dy vjetët e fundit.
Për shkelje të rregullave të trafikut, zyrtarët policorë kanë shqiptuar 800 mijë tiketa.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











