Peters, i cili iu bashkua West Hamit në moshën 15-vjeçare, i kaloi 11 vjet me klubin para se të bëhej lojtari i parë britanik që transferohet për 200 mijë funte në Tottenham më 1970, transmeton Gazeta Express, përcjell albinfo.ch.
Ai shënoi gol në fitoren e Anglisë kundër Gjermanisë Perëndimore në finale të Kupës së Botës në vitin 1966.
“Fituesi i Kupës së Botës më 1966 vdiq në paqe, pas një beteje të gjatë dhe guximshme me sëmundjen”, ka thënë West Hami në një reagim.
Peters e kishte fituar Kupën e Fituesve të Kupave me West Hamin më 1965 dhe Kupën e UEFA-s, si dhe dy kupa të ligës me Tottenhamin.
We’re deeply saddened to learn of the passing of Martin Peters MBE, scorer of the #ThreeLions’ second goal in the 1966 @FIFAWorldCup final, at the age of 76.
Our thoughts are with Martin’s family and friends at this difficult time. pic.twitter.com/0P2aDVRmzZ
— England (@England) December 21, 2019