Lajme
Brenda një viti, 83 milionë banorë më shumë
Popullsia në botë gjatë vitit që po përfundon është rritur me 83 milionë njerëz – kjo i përgjigjet numrit të popullsisë në Gjermani. Çdo sekondë lindin 2,6 njerëz. Me ritme të larta shtohet popullsia në Afrikë.
Në fund të këtij viti, sipas parashikimeve, në botë do të ketë përafërsisht 7.754.847.000 njerëz. Këta janë 83 milionë më shumë se një vit më parë, vuri në dukje Fondacioni Gjerman për Popullsinë Botërore në Hanover.
Sipas këtij fondacioni çdo sekondë Tokës i shtohen 2,6 banorë. Kjo shifër del nga raporti i lindjeve dhe vdekjeve gjatë së njëjtës periudhë. Parashikohet që në vitin 2023 popullsia në botë do të jetë 8 miliardë.
Rritjen më të madhe të popullsisë e ka Afrika. Deri në vitin 2050, sipas parashikimeve numri i banorëve të këtij kontinenti do të jetë 2,5 miliardë, nga rreth 1,3 miliardë që ka aktualisht. Pra do të ketë dyfishim të popullsisë. Gratë në Afrikë lindin ndërkohë mesatarisht 4,4 fëmijë, më shumë se mesatarja botërore me 2,4 fëmijë për grua.
Bazuar në zhvillimin aktual të popullsisë në vitin 2100 në Afrikë do të ketë rreth 4,3 miliardë njerëz. Shkaku kryesor për rritjen e popullsisë në vendet jugore të Saharasë është shtatëzania e padëshiruar te gratë, sepse ato nuk janë në gjendje të mbrohen, shpjegon fondacioni.
Fondacioni bën thirrje për forcimin e të drejtave të grave, fushatat sensibilizuese dhe garatimin e kujdesit shëndetësor, aksesin te mjetet moderne kontraceptive. Këto objektiva duhet të vihen në fokus të bashkëpunimit për zhvillimin. “Nëse gruaja mund të vendos me vullnet të lirë nëse dhe kur do të lindë fëmijë, popullsia në Afrikë në jugun e Saharasë deri në fund të këtij shekulli do të ishte 30 përqind më pak, nga parashikimet aktuale”, tha drejtorja ekzekutive e fondacionit, Renate Bähr.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













