Lajme
Kinë: Shqiptarja, Serena Leka mori çmimin e parë në ‘Samitin Botëror të Inovacionit’
Në Samitin Global të Inovacionit ka marrë një vëmendje të veçantë shqiptarja Serena Leka, me çmimin e parë në mesin e dhjetërave startupeve.
Serena Leka është shqiptarja që u vlerësua me çmimin e parë në “Samitin Global të Inovacionit” për vitin 2019 në Kinë, transmeton albinfo.ch.
Në këtë Samit me rëndësi në fushën e sipërmarrjes dhe inovacionit, Leka përfaqësoi një kompani të re.
Realisht, prej vitit 2017 ajo është e angazhuar si manaxhere e projekteve në departamentin e inxhinierisë dhe inovacionit në “Universitetin Aarhus” në Danimarkë.
Këto ditë po mbahet në Kinën një nga eventet më të rëndësishëm në botë në fushën e sipërmarrjes dhe inovacionit, me fokus ndihmën e sipërmarrjeve të reja dhe startup-eve.
Sipas informacioneve, thuhet se në Samitin Global të Inovacionit ka marrë një vëmendje të veçantë e reja shqiptare, Serena Leka. Kompania start up Cellugy, e përfaqësuer nga Leka në këtë event prestigjoz, është nderuar me çmimin e parë në mesin e dhjetërave startupeve.
Kujtojmë se Serena Leka aktualisht është menaxhere projektesh në departamentin e inxhinierisë dhe inovacionit në universitetin Aarhusit, një universitet lider në botë edhe në fushën biznesit dhe teknologjisë, fushë në të cilën Serena është diplomuar në nivelin master.
Nga ana tjetër, thuhet se ajo është edhe mësimdhënëse në fushën e inovacionit pranë departamentit të inxhinierisë. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












