Shqipëria
Tiranasit kthehen në shtëpi, trafik në të gjitha hyrjet e kryeqytetit
7800 qytetarë të zonave të Durrësit,Thumanës dhe Tiranës janë kthyer në Shqipëri pas tërmetit
Mediat nga Shqipëria bëjnë të ditur se mijëra qytetarë të zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, të strehuar në Kosovë, po rikthehen në Shqipëri përmes pikës së kalimit kufitar të Morinës.
Thuhet se shkaku i kthimit ka të bëjë me punën dhe vlerësimin e dëmeve në banesat e tyre, por edhe se e kanë hequr pak frikën që i kapi.
Në pikën e kalimit kufitar të Morinës ishte edhe Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, i cili tha se pas 26 nëntorit në Kosovë kanë hyrë 17 mijë e 500 qytetarë të zonave të prekura nga tërmeti.
Vlen të theksohet se vetëm të premten dhe të shtunën janë kthyer në Shqipëri 7800 qytetarë të zonave të Durrësit, Thumanës dhe Tiranës.
Po ashtu, fluksi i kthimit po vijon mbrëmjen e sotme jo vetëm nga jashtë vendit, por edhe brenda, pasi shumë qytetarë të Tiranës dhe Durrësit që u larguan në drejtim të juglindjes po kthehen në shtëpitë e tyre.
Për këtë arsye, të gjitha hyrjet e kryeqytetit po përballen me një fluks të lartë makinash, çka po sjell edhe probleme në trafik, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











