Kosova
Përmbyllen operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmetit në Shqipëri
Në mbrëmjen e të premtes, (29.11.2019) ekipet e kërkim –shpëtimit të Serbisë dhe Malit të Zi nuk gjetën asnjë viktimë ose të mbijetuar në rrënojat e hotelit ‘Mira Mare’, në plazhin e Durrësit. Pas kontrollit të të gjitha rrënojave në Durrës dhe Thumanë, ekipet e kërkim–shpëtimit përfunduam punën e tyre.
‘Nga rrënojat u nxorën 51 viktima përmes operacioneve, ku morën pjesë 250 efektivë të kërkim-shpëtimit nga Shqipëria, Kosova, Italia, Greqia, Mali i Zi, Serbia, Kroacia, Franca, Turqia, Zvicra, Rumania, Maqedonia e Veriut, BE, SHBA’, bëri sot me dije Ministria e Mbrojtjes. Operacionet e kërkim–shpëtimit u mbyllën, duke bërë një punë të jashtëzakonshme, heroike për katër ditë me radhë. Ata nxorën nga rrënojat 41 të mbijetuar, ndërkohë që tërmeti plagosi 913 persona.
Dita e shtunë (30.11) ka sjellë edhe viktimën e parë të tërmetit në Tiranë, që ndërroi sot jetë në Spitalin e Traumës nga plagët e marra në kokë gjatë tërmetit të 26 nëntorit.
Fundjava e gjen qytetin bregdetar të Durrësit, normalisht pa gjallëri, të heshtur dhe të zbrazur. Frika nga tërmetet që vijojnë ka bërë që banorët të largohen drejt qyteteve të tjera të sigurta, ku ata kanë të afërm dhe miq; një pjesë ka shkuar në vendet fqinje, kryesisht në Itali dhe Greqi, ku kanë familjarë emigrantë, me ekonomi tanimë të konsoliduara nga puna prej më shumë se 25 vjetësh.
Rrënojat e ndërtesave të rrëzuara nga tërmeti janë ende të pahequra. Ato janë shtuar nga shembjet e reja të godinave të dëmtuara, që rrezikojnë të bien që nga dita e premte (29.11) dhe mund të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Tonelata me pllaka betoni, shufra hekuri, me arsenalin e të jetuarit në apartamentet e dikurshme të familjeve të zhdukura janë dëshmia e jashtme, e dukshme e fatkeqësisë.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











