Shqipëria
Italianët zgjedhin Shqipërinë për taksat dhe koston e ulët të shërbimeve
Të ardhurat për ta, janë shumë më të larta se shpenzimet
U largua 23 vjeç nga qyteza e Lacuidas e Italisë për të kryer studimet e larta në Universitetin italian në Shqipëri.
Pas marrjes së diplomës si dentist, partnerja e tij shqiptare ishte arsyeja që e shtyu të mos kthehej në vendlindje. Ndërkohë nisi të mësonte gjuhën shqipe në Fakultetin e Histori Filologjisë, në mënyrë që Urdhri i Stomatologut t’i jepte të drejtën e ushtrimit të profesionit në vendin tonë. E sot, Leonardo Ricci numëron 10 vjet të jetës në Tiranë.
Mundësitë për biznes në Shqipëri, në një vend që është ende në zhvillim, sipas 33-vjeçarit janë të shumta. Ndaj, ai ka zgjedhur të punojë këtu në klinikën e tij dentare, shkruan TCH.
“Me të vërtetë 100 herë më mirë këtu në Shqipëri, se ka më shumë punë dhe çmimet janë më të përballueshme, ndërsa në Itali është vështirë për shkak të taksave të larta. Një gjë që tregon se do rrijë këtu është kontrata që e kam për 20 vjet”, u shpreh stomatologu Ricci.
Po për ata shqiptarë që zgjedhin të largohen?
“Nuk e kuptoj, nuk e kuptoj fare. Se më mirë këtu, domethënë këtu mjafton të kesh dëshirë për të punuar”, shprehet ai.
Leonardo është përshtatur këtu, me 90 për qind të shqiptarëve që flasin italisht, që shohin Rai apo Mediasete, me lehtësinë për të hapur biznes. Të ardhurat për të janë shumë më të larta se shpenzimet.
“Kualiteti i jetës është më i lartë këtu se, për shembull, të jepet mundësia për të darkuar dy apo tre herë në javë. Ndërsa në Itali një birrë, pizza dhe patate të skuqura të shkon 30 euro, ndërsa këtu jo më shumë se 12-13 euro. Këtu gjen shtëpi 80 m2 400 euro me qira në bllok, ndërsa në Romë, në periferi, jo në qendër, vështirë të gjesh me 500 euro”, shprehet Ricci, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare Talenti me rrënjë shqiptare vazhdon ngjitjen në arenën ndërkombëtare të boksit, duke fituar titullin prestigjioz në... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa














