Sport
“Raketa Rashica”, vjen me supergolin e tij të radhës
Këtë gol ai e ka shënuar në ndeshjen për Kupën e Gjermanisë, me FC Werder kundër ekipit Heidenheim
Edhe një super gol i Milot Rashicës, i shënuar sot, ka bërë t`i rritet fama yllit të ri kosovar që luan në bundesligën gjermane. Këtë gol ai e ka shënuar në ndeshjen për Kupën e Gjermanisë, me FC Werder kundër ekipit Heidenheim. Kjo ndodhi në minutën e gjashtë të ndeshjes dhe e solli Werderin në epërsi.
Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 4 : 1 për Werderin.
Rashica tashmë është konsoliduar si golashënues në bundesligë. Në 5 ndeshjet e deritashme të këtij sezoni ai ka shënuar 3 gola. Javën e kaluar ai ka shkëlqyer me golin e shënuar kundër Bayer Leverkusenit.
Rreth yllit të përfaqësueses kosovare tashmë po zhvillohen shumë “pazare” të ekipeve të mëdha të bundesligës gjermane, të cilat duan ta kenë atë në mesin e tyre.
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














