Integrimi
Valentina Milici: “Doja të bëhesha shenjëtare, u bëra politikane”
Në këtë artikull prezantohen dy shqiptarë të gjeneratës së dytë: Valentina Milici, 32-vjeçare, kandidate për zgjedhjet parlamentare që mbahen më 20 tetor dhe Flamur Muhtari, 28-vjeçar, person me peripeci rreth fitimit të pasaportës zvicerane
Mbretëron një perceptim se të huajt e “posazviceranizuar” (natyralizuar) e shfrytëzojnë më së paku të drejtën e votës. Kjo shpjegohet me shumë rrethana, por kryesorja është lidhja ende e pamjaftueshme e njerëzve të kësaj kategorie me shoqërinë e këtushme. Prindërit e personave që sot janë natyralizuar, kanë ardhur si të huaj dhe rrjedhimisht, as fëmijë e tyre, ndonëse të lindur e rritur në Zvicër, mendohet se ende nuk kanë mundur të rrënjosen plotësisht këtu, shkruan albinfo.ch. Të paktën jo aq sa të marrin pjesë në mënyrë të barabartë me moshatarët e tyre “zviceranë të vërtetë” në jetën e këtushme politike.
Kështu pakashumë e arsyetojnë ekspertët në një artikul të gazetës “Blick” pjesëmarrjen e vogël të “zviceranëve me letra” në zgjedhjet dhe referendumet zvicerane.
Sipas tyre, të huajt e natyralizuar që kanë ardhur nga vendet e Evropës Lindore kanë tendencë për t`i votuar më shumë partitë e djatha. Kjo pasi që, sipas tyre ata kanë jetuar në vendet “socialiste” dhe rrjedhimisht socializmin e identifikojnë si të keqen më të madhe.
Në këtë artikull prezantohen dy shqiptarë të gjeneratës së dytë: Valentina Milici, 32 vjeçare, kandidate për zgjedhjet parlamentare që mbahen më 20 tetor (pasnesër) dhe Flamur Muhtari, 28 vjeçar person me peripeci rreth fitimit të pasaportës zvicerane.
Valentina Milici: “Unë doja në fakt të anëtarësohesha në shoqatën e qitësve (shenjëtarëve). Por aty më kërkuan dokumente identifikmimi që unë nuk i kisha. Kjo më kishte penguar. Kështu, pata vendosur që të natyralizohesha (të aplikoj për pasaportën zvicerane)…
Në politikë kam hyrë më tepër rastësisht. Gjatë kohës sa ndiqja kualifikimin profesional, po e shikonim një ligj i cili dukej i pakuptimtë. Mësuesi ndante mendimin me mua por thoshte: `Të gjithë ankohen por askush nuk bën diçka kundër kësaj`. Këtë gjë unë e mora për zemër dhe vendosa të angazhohesha politikisht”, thotë Milici, transmeton albinfo.ch.
“Nuk dija shumë rreth partive. Kështu, vizitova kuvendet e disa prej tyre që të krijoja një ide. Te CVP (Partia Popullore e Krishterë) u ndjeva më së miri. Njerëzit janë të këndshën dhe këtu ke mundësinë të mendosh si në të majtë ashtu dhe në të djathtë. Ndërkohë unë jam bërë anëtare e JCVP-së (Të rinjtë e e CVP-së) dhe kandidoj në listën e saj, për zgjedhjet parlamentare. Në shoqatën e shenjëtarëve nuk kam arritur të hy as sot e atë ditë, por prandaj jam shumë e dhënë pas politikës”, përfundon Valentina.
Ndërsa Flamur Muhtari, 28 vjeç nga Walliselleni i Cyrihut, tregon rreth peripecive të tij për marrjen e pasaportës zvicerane. “Komuna ime e mëparshme ma kishte hedhur poshtë dy herë kërkesën për natyralizim. Herën e parë edhe mund ta kuptoja. Gjatë rinisë së hershme isha ngapak problematik, aty këtu ndonjë gjobë për makinën që kishte rrota tepër të gjera dhe punë të ngjashme, transmeton albinfo.ch. Pas tri vitesh aplikova sërish. Dhe sërish komuna më tha: jo. Mora avokat. Para dy muajve kantoni ka vendosur se refuzimi që më ishte bërë kishte qenë i padrejtë.
Unë jam rritur këtu, ku dhe kam mbaruar shkollimin. Nga shokët e mi zviceranë më dallon vetëm emri. Politika më intereson pjesërisht. Për shembull kur ishte fjala për ndalimin e minareve, unë do të kisha votuar me dëshirë. Ose në referendumin për një sigurim unik shëndetësor. Unë do ta votoj SP-në (Partinë Socialdemokrate) pasi që politikani i SP-së, Arbër Bullakaj më ka ndihmuar nga fillimi në konfliktin që kisha me komunën. Dhe pasi që SP është parti sociale. Kjo më pëlqen”.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë














