Shqipëria
Bozhinoviq: Kroacia mbështet Shqipërinë në rrugën e saj evropiane
Ministri i Brendshëm kroat, Davor Bozhinoviq, tha sot se Shqipëria mund të llogarisë në mbështetjen e vendit të tij në proceset e ardhshme evropiane, pasi rruga e saj evropiane është gjithashtu në interes të Kroacisë, përcjell albinfo.ch.
“Shqipëria është në një fazë kur pret të hapë negociatat me Bashkimin Evropian. Miqtë tanë shqiptarë e dinë shumë mirë që mund të llogaritin në mbështetjen e plotë të Republikës së Kroacisë, pasi zgjerimi i BE-së, ndërsa plotëson kushtet e kërkuara nga vendet që hyjnë në procesin e negociatave, është në interesin tonë,” tha ministri Bozhinoviq pas Konferencës Ndërkombëtare për Albanologjinë, transmeton agjencia e lajmeve Hina.
Mbështetja e Kroacisë do të vijë veçanërisht në shprehje nga fillimi i vitit të ardhshëm, kur Zagrebi zyrtar do të marrë Presidencën e Bashkimit Evropian, shtoi ai. Bozhinoviq theksoi se Kroacia po bashkëpunon gjithashtu me Shqipërinë për mbrojtjen e kufijve nga migrantët e paligjshëm.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











