Kosova
“Edhe Kosova mund të jetë e rrezikuar nga tërmetet”
Shqipëria në vikend është përballur me tërmetin më të madh në 30 vjetët e fundit.
Përveç tërmetit 5.8 ballë Rihter, pati edhe disa tërmete të vogla, përcjell albinfo.ch.
Ky tërmet u ndje të shtunën edhe në disa vende të Kosovës.
Njohësi i çështjeve të emergjencave, Tahir Ahmeti, ka dhënë disa arsye pse ndodhin tërmetet.
Ai po ashtu ka paralajmëruar se për shkak të afërsisë me Shqipërinë, mund të rrezikohen edhe qytetarët e Republikës së Kosovës.
Ky është postimi i plotë:
“Tërmetet ndodhin për shkak të lëvizjes së pllakave tektonike, lëvizjes së kores së tokës apo shpërthimeve shumë të mëdha që lëshojnë shumë energji, dhe si pasojë ndodh lëkundja e tokës (e njohur si tërmet). Ditëve të fundit jemi dëshmitarë të tërmeteve mjaft të shpeshta që po ndodhin në Shqipëri. Duket pas parasysh pozitën gjeografike, por dhe afërsinë e vendit tonë me shtetin shqiptar, atëherë edhe ne mund të jemi të rrezikuar prej këtyre tërmeteve, të cilat mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim dhe mund të shkaktojnë dëme materiale, por edhe të rrezikojnë jetën e qytetarëve të Kosovës, edhe pse vendi ynë nuk rezulton se ka një aktivitet të lartë sizmik. Tërmetet nuk mund të parashikohen apo të parandalohen, por ne mund të mësojmë se si të mbrohemi prej tyre dhe si duhet të veprojmë në raste të tilla, në mënyrë që pasojat të jenë sa më të vogla”, shkruan Ahmeti në Facebook.
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë











