Kosova
Edhe Kosova rrezikohet nga tërmetet
Sizmologu: Në 50 vjetët e ardhshme Kosovën mund ta godasë një tërmet më i fuqishëm se sa në Shqipëri
Gjatë ditës së djeshme një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5,8 e ka goditur Shqipërinë. Si pasojë qindra persona janë lënduar dhe mijëra të tjerë janë zhvendosur në rrugë nga shtëpitë e tyre.
Por, a parashihet që edhe në Kosovë të ketë tërmete të ngjashme? Për Express përgjigje ka dhënë udhëheqësi i Sektorit të Gjeofizikës dhe Gjeologjisë Inxhinierike në Shërbimin Gjeologjik të Kosovës, sizmologu Shemsi Mustafa.
Në një prononcim për Gazetën Express, sizomolu Mustafa nuk e ka përjashtuar mundësinë që Kosovën ta godasë një tërmet edhe më i fuqishëm se sa ai i djeshmi në Shqipëri. Por, kjo gjë, sipas matjeve që i ka zhvilluar sizmologu, nuk pritet të ndodhë edhe dhjetëra vjet.
Mustafa ka dhënë të dhëna të frikshme rreth magnitudës së tërmetit, i cili mund ta godasë Kosovën në 50 vjetët e ardhshme. Sipas tij, në bazë të matjeve, vendi mund të goditet nga një termet me magnitudë deri në 6.0 shkallë të Rihterit.
E në 100 vjetët e ardhshme Kosova, sipas Mustafës, mund të goditet edhe nga një tërmet tjetër me magnitudë edhe më të madhe, e cila, sipas tij, mund të arrijë prej 6.1 deri në 6.5 shkallë të Rihterit.
“Bazuar ne Hartën e rrezikut sizmik për Kosovë që jap disa te dhëna për tërmetet për periudha kthyese, pra në Kosovë nuk priten tërmete katastrofike, sipas hartës se rrezikut sizmik për një periudhë kthyese 50 vjet mund të ndodhë një tërmet me magnitud deri 6.0 shkallë te Rihterit, kurse për një periudhë kthyese 100 vjet mund të ndodhë një tërmet me magnitudë deri 6.1-6.5 shkallë te Rihterit, kështu që këtë fuqi të këtij lloji të tërmetit e quajmë si termet i fuqishëm-shkatërrues”, thotë Mustafa.
Sipas Mustafës, nga pikëpamja probabilitare, çdo 50 vjet pritet një tërmet me magnitudë 5.9 shkallë.
Por sa i përket shkallës së rrezikshmërisë, Mustafa shprehet se kjo gjë varet nga vetë faktori njeri.
“Shkalla e rrezikshmërisë varet edhe nga vetë ne, se sa jemi të përgatitur për fatkeqësitë natyrore, sepse tërmeti është një fenomen natyror që ndodh pa paralajmërim, me një fjalë, ne nuk mundemi t’i ndalim tërmetet, por ne mund të zvogëlojmë apo të reduktojmë dëmet nga fatkeqësitë natyrore, duke i respektuar të gjithë parametrat e dala nga Rrjeti Sizmik për territorin e Kosovës si kritere për ndërtime të larta”, thotë Mustafa.
E sa i përket Shqipërisë, ai territor, sipas Mustafës, përfaqëson një terren aktiv për tërmete.
Mustafa tutje ka deklaruar se nëse nuk duam që të kemi fatkeqësi natyrore në kohën e tërmeteve, në vend duhet të ndalen ndërtimet e larta që bëhen pa i plotësuar parametrat e duhura të ndërtimit.
Ai apelon qytetarët që kur të blejnë banesa dhe objekte tjera, ta shikojnë procesin e ndërtimit të tyre, a janë përfillur kriteret e ndërtimit, kodet dhe arkitektuara sizmike, sepse, siç përsërit ai, tërmetet nuk mund të parandalohen.
E tërmetet që tronditën Shqipërinë, përveç dëmeve materiale, lanë edhe shumë persona të plagosur. Në total në vend janë trajtuar 105 qytetarë me fraktura dhe dëmtime për shkak të tërmetit.
Aktualisht tek spitali i Traumës janë 7 persona nën mbikëqyrje dhe që po marrin trajtim, 3 paraqiten në gjendje më serioze.
Të plagosurit e kanë marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Traumës, spitalin rajonal të Durrësit dhe QSUT.
Në Durrës janë 3 persona që po mbahen nën mbikëqyrje nga personeli mjekësor, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern Një zjarr në kabllo pranë stacionit Praterstern të Vjenës vazhdon të pengojë transportin publik në qytet.... -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht













