Kosova
Kosova ende me deficit të lartë tregtar
Sipas BQK-së, remitencat e pranuara në Kosovë, që njëherësh paraqesin edhe kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore, arritën vlerën prej 800.5 milionë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 5.4 për qind.
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka njoftuar se sektori i jashtëm i Kosovës u karakterizua me rritje të deficitit të llogarisë rrjedhëse dhe kapitale në 551.7 milionë euro (8.2 për qind e BPV-së), një rritje vjetore prej 39.7 për qind, kryesisht si pasojë e rritjes së deficitit të mallrave, si dhe zvogëlimit të bilancit pozitiv të shërbimeve.
“Në anën tjetër, bilancet pozitive të llogarisë së të ardhurave parësore dhe dytësore shënuan rritje. Rënia e eksportit të mallrave si dhe rritja e konsiderueshme e importit ka ndikuar që deficiti në tregtinë e mallrave të shënojë rritje prej 11.3 për qind dhe të arrijë në rreth 3.0 miliardë euro (44.6 për qind e BPV-së)”, thuhet në raportin e BQK-së.
Sipas BQK-së, remitencat e pranuara në Kosovë, që njëherësh paraqesin edhe kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore, arritën vlerën prej 800.5 milionë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 5.4 për qind.
“Në kuadër të llogarisë financiare, Investimet e Huaja Direkte (IHD) në Kosovë shënuan rënie vjetore prej 16.3 për qind dhe arritën vlerën prej 213.7 milionë euro”, thekson raporti i BQK-së.
Rritja vjetore e gjithsej aseteve të sistemit financiar të Kosovës prej 6.9 për qind në vitin 2018 i atribuohet kryesisht zgjerimit të aseteve të sektorit bankar, pasuar nga sektori mikrofinanciar. Asetet e sektorit bankar në vitin 2018 shënuan rritje vjetore prej 8.2 për qind, duke arritur vlerën prej 4.19 miliardë euro. Rritja e aseteve të sektorit gjatë vitit 2018 i atribuohet kryesisht dinamikave pozitive me të cilat u karakterizua aktiviteti kreditor, aktivitet që u mbështet si nga përmirësimi i kushteve të financimit nga ana e bankave, ashtu edhe nga rritja e kërkesës për kredi, përcjellë albinfo.ch
“Ndër të tjera, oferta kreditore u ndikua pozitivisht nga presionet e konkurrencës, pozita e favorshme e likuiditetit dhe përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë së portofolit kreditor. Për të tretin vit me radhë, kreditë e sektorit bankar u karakterizuan me rritje vjetore dyshifrore prej 10.9 për qind në vitin 2018 dhe arritën vlerën prej 2.76 miliardë euro. Në të njëjtën periudhë, depozitat në sektorin bankar të Kosovës arritën vlerën prej 3.36 miliardë euro dhe shënuan rritje vjetore prej 8.7 për qind (6.8 për qind në vitin 2017)”, thuhet në raportin e BQK-së.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike
Jeta në Austri
-
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision Në Vjenë sot u protestua kundër pjesëmarrrjes së Izraelit në Festivalin e Këngës në Eurovision. Mijëra... -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare













