Kosova
Mësuesi me shkrim emocionues për nxënësit që janë shpërngulur në Gjermani
Shumë nxënës sivjet kanë braktisur shkollat, ku bashkë me familjet ia kanë mësyrë vendeve të perëndimit për një jetë me të mirë.
Moment emocionues ndarja me shokët, por edhe emocionuese ndarja më mësuesit për ata që largohen nga klasa e shkolla ku kanë mësuar, përcjellë albinfo.ch
Një mësues nga Ferizaj ka postuar një shkrim prekës, lidhur me braktisjen e shkollës nga dy nxënës, vëlla e motër.
“-Kush mungon ? Ata pa një pa dy më thonë! Arsimtarë dy nxënës (vëlla e motër) s’ do të vijnë ma në shkollë…!Në fillim u habita,pa ditur arsyen !?Por,ata shpejt më treguan se këta dy nxënës kanë shkuar dje për Gjermani dhe s’do të jenë ma me ne,s’do të vijë ma në shkollë…Dy karrika edhe sot mbetën bosh…!Ka shkuar arsimtar edhe ajo..e së shpejti do të shkojnë edhe kjo,edhe ai…”, ka shkruar mësuesi Zymeri Haliti.
Më poshte shkrimi i plotë i tij:
DY NXËNËS S’DO TË VIJNË MA NË SHKOLLË ARSIMTAR…!
Ishte ditë e hënë,java e tretë e këtij shtatori.Si çdo ditë që shkoj në punë,si mësimdhënës i gjuhës shqipe…!Por,kjo ditë apo kjo orë sikur më lëndoi shumë,jo vetëm mua,por edhe kolegët tjerë.
Sapo shkova në klasën e tetë,i përshëndeta të gjithë dhe u ula të shkruaj orën.Dikur i pyeta nxënësit kujdestarë.
-Kush mungon ? Ata pa një pa dy më thonë! Arsimtarë dy nxënës (vëlla e motër) s’ do të vijnë ma në shkollë…!Në fillim u habita,pa ditur arsyen !?Por,ata shpejt më treguan se këta dy nxënës kanë shkuar dje për Gjermani dhe s’do të jenë ma me ne,s’do të vijë ma në shkollë…Dy karrika edhe sot mbetën bosh…!Ka shkuar arsimtar edhe ajo..e së shpejti do të shkojnë edhe kjo,edhe ai…!
Çdo ditë po thuaj në Kosovë po boshatisën shkollat,fshatrat,qytetet duke u larguar familje e individ e duke shkuar apo ikur për në perendim..!? E udhëheqësit tanë çfarë bënë për këtë dukuri…!?
Zymer Haliti,arsimtar…!
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht













