Lajme
Gjenden 44 trupa të varrosur në një pus
Ekspertët mjekoligjorë në Meksikë kanë arritur të identifikojnë 44 trupa të varrosur në një pus në shtetin e Jalisco.
Mbetjet njerëzore u zbuluan jashtë qytetit të Guadalajara dhe ishin fshehur në 119 çanta të zeza.
Mbetjet u zbuluan në fillim të shtatorit, kur banorët e zonës filluan të ankoheshin për erën.
Jalisco është zemra e një prej bandave më të dhunshme të drogës në Meksikë dhe kjo është gjetja e dytë më e madhe e trupave të pajetë gjatë këtij viti.
Pjesa më e madhe e trupave u prenë, kështu që autoritetet duhej të bashkonin pjesë të ndryshme për t’i identifikuar ato.
Shumë pjesë të trupit ende mbeten të paidentifikuara.
Një organizatë lokale për kërkimin e njerëzve të zhdukur i ka bërë thirrje qeverisë të dërgojë më shumë specialistë për të ndihmuar në identifikimin.
Ata thonë se departamenti i mjekësisë ligjore është i mbingarkuar dhe nuk ka aftësitë e nevojshme për të përfunduar operacionin, shkruan insajderi, përcjell albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












