Bota
Turqia kërcënon BE-në me hapjen e kufijve për refugjatët
Në kuadrin e paketës për refugjatët të vendosur mes Turqisë dhe BE-së, shtetet e BE-së financojnë ndihmat për refugjatët, që jetojnë në Turqi dhe marrin që andej njerëzit nga Siria, të cilët kanë nevojë për mbrojtje.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, sërish e ka kërcënuar Europën me hapjen e portave në kufi për refugjatët, në rast, se vendi i tij nuk merr më ndihma. Gjatë një fjalimi në Ankara para drejtuesve të provincave ai tha se Turqinë po e “detyrojnë” që të hapë “portat e saj”. “Sa ka të bëjë me ndarjen e barrës së refugjatëve, ne nuk kemi marrë nga bota dhe as nga BE-ja ndihmën e nevojshme. Për ta marrë atë, mund të ndodhë që ne të detyrohemi ta ndërmarrim një hap të tillë”.
Njëkohësisht BE-ja lejohet të kthejë të gjithë emigrantët, që udhëtojnë ilegalisht në BE përmes Turqisë për në ishujt grekë. Numri i refugjatëve që vijnë nga Turqia kohët e fundit është shtuar ndjeshëm, përcjell albinfo.ch.
BE-ja i premtoi Turqisë në kuadër të të ashtuquajturit “deal për refugjatët” në vitin 2016 gjashtë miliardë euro. Erdogani e akuzon BE-në rregullisht se nuk po i përmbahet premtimit dhe kërcënon me prishjen e marrëveshjes. Tani, ai tha se Turqia ka shpenzuar 40 miliardë dollarë për refugjatët, e deri tani ka marrë vetëm tre miliardë euro prej BE-së. Nëse Europa nuk jep ndihma, Turqia nuk mund ta përballojë gjatë këtë barrë, paralajmëroi Erdogani.
Zëdhënësja e BE-së, Natasha Bertaud, tha se BE-ja ka besim se do ta vazhdojë bashkëpunimin me Turqinë. BE jep “ndihmë të qenësishme” për refugjatët në Turqi. Deri tani janë lëvruar 5,6 nga 6 miliardë eurot dhe pjesa tjetër do të pasojë së shpejti, tha Bertaud.
3,6 milionë sirianë të pranuar
Që nga fillimi i luftës civile në Siri më 2011, Turqia ka pranuar rreth 3,6 milionë refugjatë, më shumë se çdo vend tjetër i botës. Fryma e karakterizuar prej kulturës së mirëseardhjes së fundi ka nisur të ndryshojë, kryesisht për shkak të gjendjes së keqe ekonomike.
Shumë refugjatë nga Turqia vijnë në ishujt grekë të Egjeut si p.sh. në Lesbos, ku në strehimoren Moria janë strehuar mbi 10.000 vetë. Erdogani u shpreh për një plan lidhur me një të ashtuquajtur zonë sigurie në veri të Sirisë dhe tha, se atje “do të vendosë të paktën një milionë refugjatë”. Qeveria është “e vendosur deri javën e fundit të shtatorit të nisë me ndërtimin e kësaj zone në lindje të Eufratit. Turqia kontrollon pjesë të Sirisë në veri, ku sipas të dhënave turke janë strehuar ndërkohë 350.000 refugjatë sirianë.
Griechenland Flüchtlingslager Moria auf der Insel Lesbos (Reuters/G. Moutafis)
Pamje e kampit të Morias, në ishullin Lesbos, Greqi
Shtëpi në zonën e sigurisë
Turqia mund të ndërtojë shtëpi në këtë zonë në vend të çadrave për refugjatë, tha presidenti turk. “Na jepni ne mbështetjen logjistike, dhe ne mund t’i ndërtojmë shtëpitë deri në 30 km në brendësi të veriut të Sirisë”, tha ai. Në këtë mënyrë refugjatët mund të kenë kushte më dinjitoze jetese.
SHBA dhe Turqia në fillim të gushtit ranë dakord për ndërtimin e një “zone sigurie” në veri të Sirisë. Deri tani janë bërë publike fare pak detaje. Turqia dëshiron që përgjatë kufirit, prej kohësh një territor, që të ndodhet nën kontrollin e vetëm të saj dhe prej nga të tërhiqen trupat kurde. Deri tani ky territor kontrollohet prej milicëve kurdë YPG, që Ankaraja i konsideron si organizatë terroriste. Për SHBA-në në të kundërt këta janë një partner i rëndësishëm në luftën kundër milicëve të terrorit IS (Shteti Islamik). Erdogani paralajmëroi, se nëse nuk ka përparime, Turqia “do ta ndërtojë sipas mënyrës së vet zonën e sigurisë” deri në javën e fundit të shtatorit. Turqia dhe Siria ndajnë së bashku nga Mesdheu deri në lumin Tigër një kufi rreth 900 km të gjatë.
E-Diaspora
-
Një mbrëmje me Florian Vlashin në Londër – Arti si kujtesë, udhëtim dhe shërbim Në ambientet e Ambasadës Shqiptare në Londër u mbajt një mbrëmje e veçantë artistike me violinistin... -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen” -
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari i dënuar për vrasje në Shqipëri
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit













